LAJMI I FUNDIT:

UNMIK-u kërkon lirimin e dy zyrtarëve të vet, që u arrestuan gjatë aksionit në veri

UNMIK-u kërkon lirimin e dy zyrtarëve të vet, që u arrestuan gjatë aksionit në veri

Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK-u ka kërkuar lirimin e dy punëtorëve të vet që janë ndaluar sot gjatë aksionit të Policisë në veri.

Në një njoftim për media, UNMIK ka thënë se po i përcjell me shqetësim zhvillimet e fundit në Kosovë.

“UNMIK-u po përcjell me shqetësim të madh zhvillimet në veri të Mitrovicës sot përfshirë ndalimin e dy personave që janë punëtorë të UN gjatë aksionit të Policisë. Të dy pjesëtarët e UNMIK-ut janë transferuar në spital për trajtim të lëndimeve. Ne jemi duke shikuar rrethanat e sakta në koordinim të plotë me të gjitha organizatat ndërkombëtare në terren”, thuhet në njoftim.

Përfaqësuesi special i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, Zahir Tanin ka bërë thirrje për lirim të menjëhershëm të stafit të UNMIK-ut, duke shtuar se “çdo lëndim i pjesëtarëve të UNMIK-ut do të ketë përgjigje të lartë ligjore diplomatike dhe ndërkombëtare”.

“Iu bëjë thirrje të gjitha palëve që të udhëhiqen nga principet e sundimit të ligjit dhe dinjitetit për jetë, liri dhe të ndihmojnë në rikthimin e qetësisë dhe sigurisë në këtë pjesë”, ka thënë ai.

Sot në mesin e shumë të arrestuarve, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi deklaroi se ishte edhe një rus që ishte kamufluar si diplomat.

Thaçi: Në mesin e të arrestuarve në veri është edhe një rus
Lexo po ashtu Thaçi: Në mesin e të arrestuarve në veri është edhe një rus

“Në mesin e të arrestuarve është edhe një qytetarë rus i cili është kamufluar në petkun e diplomatit për të penguar policinë në aksionin e tyre”, ka thënë Thaçi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori