Ata thonë se mbajtja e këtyre zgjedhjeve edhe në Kosovë, mund të anulohet pasi që udhëheqësit e Serbisë kanë dhënë sinjale për anulimin e këtyre zgjedhjeve, pasi këto konsiderohen të paligjshme.

Zëdhënësi i UNMIK ut, Aleksandër Ivanko tha se UNMIK u është duke ua transmetuar porosinë liderëve serbë në Beograd se përmes të gjitha mënyrave diplomatike përfshirë edhe selinë e New York-ut, zyrën e OKB së në Beograd dhe Grupit të Kontaktit.

"Për sa na përket neve, zgjedhjet lokale janë të paligjshme dhe këtë porosi ua kemi përcjellë një numri të shteteve anëtare të BE së dhe tani jemi duke i përdorur të gjitha mjetet diplomatike për ta transmetuar këtë porosi", theksoi zëdhënësi Ivanko.

Ai shtoi se UNMIK u nuk është duke negociuar me Beogradin për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve, por është duke ia bërë të qartë se "këto zgjedhje janë të paligjshme".

"Ne nuk jemi duke negociuar. Këto zgjedhje janë të paligjshme dhe pikë. S'ka negociata, ne po përpiqemi që ta bartim këtë porosi se zgjedhjet janë të paligjshme dhe që t'i anulojmë planet e tyre për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve në Kosovë", theksoi Ivanko.

Ai tha se ka sinjale nga udhëheqësit politikë të Serbisë se ata kanë filluar ta kuptojnë që mund të anulohen këto zgjedhje.

Ndryshe, mbajtjen e zgjedhjeve serbe më 11 maj në territorin e Kosovës e kanë kundërshtuar fuqishëm edhe institucionet e Kosovës, ku Kuvendi i Kosovës ka nxjerre dje një deklaratë përmes së cilës përshëndet qëndrimin e Presidentit dhe Kryeministrit të Kosovës që mbajtja e këtyre zgjedhjeve është e papranueshme. /qik/