LAJMI I FUNDIT:

Universiteti i Sheffieldit ofron 62 bursa studimi për nivelin Bachelor, Master, MBA dhe PhD

Universiteti i Sheffieldit ofron 62 bursa studimi për nivelin Bachelor, Master, MBA dhe PhD

Për vitin akademik 2016/2017, Universiteti i Sheffield, CITY College në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, të Kosovës do të ofrojnë 62 bursa studimi për studentët kosovarë të niveleve Bachelor, Master (me orar të plotë), MBA (ekzekutive) dhe studime të plota të doktoratës dhe gradave kërkimore.

Në nivelin Bachelor ofrohen 10 bursa të plota studimi (me mbulim 100% të shpenzimeve), si dhe 10 bursa tjera me 50% të mbulimit të shpenzimeve për studim. Studentët mund të zgjedhin të studiojnë Administrim Biznesi dhe Ekonomi, Shkenca Kompjuterike, Psikologji dhe Gjuhë Angleze.

Në nivelin Master ofrohen 10 bursa të plota studimi (me mbulim 100% të shpenzimeve), si dhe 15 bursa tjera me 50% të mbulimit të shpenzimeve për studim. Ndërsa në drejtimin MBA ofrohen 10 bursa të plota studimi (me mbulim 100% të shpenzimeve), si dhe 5 bursa tjera me 50% të mbulimit të shpenzimeve për studim, për sektorët publik dhe privat. Për studimet e doktoratës – nivelin PhD, ofrohen 2 bursa të plota me 100% të mbulimit të shpenzimeve.

Në kuadër të kësaj iniciative, CITY College synon të mbështesë shkollimin e studentëve të jashtëzakonshëmkosovar të cilët dëshirojnë të studiojnë në Fakultetin Ndërkombëtar të Universitetit të Sheffield, CITY College në Selanik dhe të pajisen me diplomë të njohur në tërë botën nga Universiteti i Sheffield. Studimet do të ofrohen në kampusin e Fakultetit Ndërkombëtar tëUniversitetit të Sheffield, CITY College në Selanik, Greqi.

Pranimi i të gjitha aplikacioneve për bursa do të bëhet nga Ministria e Arsimit (MASHT), ndërsa vlerësimi i aplikacioneve për bursa bëhet nga stafi akademik i Universitetit të Sheffield, CITY College. Afati i fundit për aplikim në programin e bursave të studimit për të gjitha nivelet e ofruara është data 27 qershor 2016.

Studimet në të gjitha programet e ofruara mbahen në gjuhë angleze. Për aplikantët që nuk i kanë kryer kualifikimet e TOEFL dhe IELTS, organizimi i testeve për gjuhën angleze do të organizohet nga universiteti në Prishtinë.

Universiteti i Sheffield është universitet lider në Mbretërinë e Bashkuar, që vazhdimisht radhitet në mesin e “100 Top Universitetevenë Botë”, “Top 10% të Universiteteve për Fuqi Kërkimore” dhe “Universiteti i parë për Satisfaksionin e Studentëve”. Universiteti i Sheffield është pjesë e 1% të “Universiteteve Më Të Mira në Botë”.

Për detaje të hollësishme për bursat, programet, drejtimet, nivelet akademike, dhe kriteret për secilin program të veçantë studimi, klikoni KËTU. /Telegrafi/

Artikull i sponzorizuar