LAJMI I FUNDIT:

Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan shënon 5-vjetorin e themelimit

Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan shënon 5-vjetorin e themelimit

Studentët dhe stafi akademik i Fakultetit të Edukimit në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, kanë nisur aktivitetet për shënimin e 5-vjetorit të themelimit të këtij Universiteti.

Dekani Jonuz  Dërvodeli  tha se kremtimi i 5-vjetorit të themelimit të Universitetit “Kadri Zeka” është festë mbarëkombëtare, pasi aty janë të regjistruar  studentë jo vetëm nga komuna e Gjilanit, por edhe nga shumë komuna të tjera të Kosovës.

Ai tha se nga ky universitet po japin e marrin dritë, edhe studentët nga Lugina e Preshevës, Bujanoci dhe Medvegja dhe në të ardhmen shpresojnë të zgjerohen edhe më tej nga e tërë hapësira shqiptare dhe më gjerë.

Ndërsa hapjen e orës letrare në shënimin e 5-vjetorit të themelimit të Universitetit Publik “Kadri Zeka”, e bëri studentja e këtij tempulli të dijes, Mirjeta Llozani.

Më pas nxënësit e Institucionit Parashkollor nënë udhëheqjen e studenteve të UKZ, të cilat tani janë duke e mbajtur mësimin praktik nëpër institucionet arsimore edukative, janë paraqitur me një vallëzim.

Në vazhdim studentët dhe mësimdhënësit e Fakultetit të Edukimit të UKZ-së në bashkëpunim me klubin letrar “Beqir Musliu”,  janë paraqitur me krijime letrare, duke pikëtakuar  studentët me përvojë të re në shkrime e poezi, me poetët e dëshmuar në krijimtarinë e tyre letrare. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori