LAJMI I FUNDIT:

Universitetet e Kosovës paraqiten si pjesë e Serbisë

Universitetet e Kosovës paraqiten si pjesë e Serbisë

Organizata spanjolle për kërkime shkencore, e cila është e lidhur me Ministrinë spanjolle të Arsimit, që prioritet të punë së saj ka rangimin e universiteteve, universitet dhe kolegjet e Kosovës i trajton si institucione shkencore të Serbisë.

Consejo Superior de Investigaciones Científicas (CSIC) në faqen e saj online.


http://www.webometrics.info/en…, të gjitha universitet dhe kolegjet e Kosovës i prezanton si pjesë të Serbisë, duke i futur nën ikonën që mban flamurin e Serbisë.

Siç shkruan në faqen e saj, CSIC është ndër organizatat e para kërkimore në Evropë, e themeluar në vitin 2006 dhe ka 126 qendra dhe institute të shpërndara në të gjithë Spanjën.

Spanja është njëra nga pesë vendet e BE-së që ende nuk e ka njohur shtetin e Kosovës.

Me poshtë mund ta shihni renditjen e universiteteve: