United ofron Darmianin dhe 20 milionë euro për Perisicin

Manchester United i ka ofruar Interit, Matteo Darmianin dhe 20 milionë euro për Ivan Perisicin.
Jose Mourinho e do me çdo kushte kroatin në skuadrën, por Interi nuk pranon ofertë nën 55 milionë euro.
Gigantët anglez kanë pasur disa refuzime nga Interi për Perisicin, ndërsa Mediaset Premium dhe The Sun, e konfirmojnë involvimin e Darmian në bisedime.
Darmian llogaritet rreth 20 milionë euro, ndërsa United ka shtuar edhe 20 milionë euro të tjera për ta siguruar Perisicin.
Inter i ka filluar stërvitjet me Luciano Spallettin.
Juventus po ashtu është i lidhur me Darmianin. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
07/07/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































