Manchester United ka kaluar në epërsi ndaj Liverpoolit.

Djajtë e Kuq shënuan golin e parë në këtë takim ndaj The Reds me anë të Marcush Rashford.

Sulmuesi i talentuar anglez pranoi një asistim fantastik nga Daniel James në minutën e 37-të për ta zhbllokuar rezultatin.

United dhe Liverpooli po përballen në kuadër të javës së nëntë në Ligën Premier. /Telegrafi/