Joao Cancelo mund të largohet nga Juventusi vetëm pas një viti qëndrimi në Torino.

Mbrojtësi portugez ka shkëlqyer me fanellën bardh e zi si në kampionat ashtu edhe në garat evropiane.


24-vjeçari ka zgjuar interesimin e gjigantit anglez Manchester United, që po synojnë transferimin e tij në Old Traford.

Mediat angleze kanë raportuar se trajneri aktual i United, Ole Gunnar Solskjaer e pëlqen shumë lojën e portugezit.

Trajneri norvegjez e pëlqen jashtëzakonisht shumë lojtarin dhe dëshiron trajnerin e tij në Old Traford.

GettyImages 1034289788 Joao Cancelo. (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Djajtë e Kuq janë gati të shpenzojnë rreth 55 milionë euro për transferimin e Cancelos.

Por edhe përkundër këtij interesimi nga United, Juventus vështirë se do të lejojë largimin e tij.

Kampioni në fuqi i Italisë vitin e kaluar pagoi 40 milionë euro për transferimin e portugezit nga Valencia.

Cancelo ka një kontratë me gjigantin italian deri në qershor të vitit 2023. /Telegrafi/

telegrafi sport app