Manchester United duket se do të fillojë të përforcohet gjatë afatit kalimtar të janarit.

‘Djajtë e Kuq’, kanë mbetur mbrapa skuadrave për titull të kampionit dhe dëshirojnë ta forcojnë më shumë ekipin.


Strategu portugez, Jose Mourinho është vënë në ndjekje të yllit francez, Dimitri Payet.

29-vjeçari po kalon edhe stinorin e dytë në Ligën Premier nëpër një formë mjaftë të mirë me West Ham United.

Kësisoj United është duke përgatitur një ofertë rreth 50 milionë euro për transferimin e tij. /Telegrafi/

telegrafi sport app