LAJMI I FUNDIT:

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë denoncon sulmet ndaj mediave në veri të Kosovës

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë denoncon sulmet ndaj mediave në veri të Kosovës

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka reaguar sot pas incidentit në veri të Kosovës ku disa gazetar janë sulmuar nga agresorë serbë.

Në një njoftim për shtyp, Unioni i Gazetarëve denoncon sulmet e agresorëve serbë ndaj gazetarëve dhe operatorëve të mediave të Kosovës të ndodhura ditën e sotme në qendër të Leposaviqit.


“Sulmet fizike, fyerjet dhe gjuajtjet me sende të forta nga protestuesit serbë, deri edhe goditjet me gurë e shok-bomba mbi gazetarët, përbëjnë një incident të rëndë dhe me pasoja”, thuhet në njoftimin e Unionin të Gazetarëve.

Gazetarët dhe kameramanët sulmohen fizikisht nga persona të maskuar në Leposaviq
Lexo po ashtu Gazetarët dhe kameramanët sulmohen fizikisht nga persona të maskuar në Leposaviq

“Raportimi i kolegëve, se operatori i RTK-së pas sulmimit është përplasur në tokë dhe goditur nga një grup agresorësh, shënon kulmin e agresionit fizik ndaj gazetarëve, në zonat ku jeton pakica serbe në Kosovë. Konstatojmë me brengosje se mes agresorëve ndaj punonjësve të medias, spikasin persona me precedentë penalë”, thuhet më tej në njoftim.

“Union i Gazetarëve kërkon nga autoritetet zyrtare të Kosovës, por veçanërisht nga ato të Beogradit, të ndalojnë urgjent agresione të tilla të importuara në zonat e komunave të pakicës serbe. Ne i kërkojmë autoritetit më të lartë të Serbisë, Presidentit serb Aleksandër Vuçiç të ushtrojë gjithë autoritetin e ndikimit të vet mbi falangat ekstremiste e nacionaliste serbe, mbi agresorë të tillë, të tërhiqen urgjentisht nga akte dhe precedentë të tilla që synojnë pengimin, dhunimin dhe censurimin e së drejtës raportuese dhe informuese të reporterëve në terren dhe që ka të bëjë me një territor tjetër, atë të republikës së Kosovës”, shton njoftimi.

Unioni kërkon gjithashtu nga organizatat e gazetarëve në Serbi të reagojnë menjëherë në solidaritet me kolegët e tyre në Kosovë.

“Kërkojmë nga rrjetet e organizatave të gazetarëve në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe ato në vendet e BE, të denoncojnë këto akte dhe të ushtrojnë presionin e domosdoshëm për ndalimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të të gjithë agresorëve dhe urdhërdhënësve të tyre”, thuhet në përfundim të njoftimit të Unionit të Gazetarëve Shqiptarë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Lajme
Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Lajme
Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet

Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Lajme
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Lajme
Kalo në kategori