LAJMI I FUNDIT:

“Uniformat e mençura” kineze që ndjekin fëmijët në shkollë dhe jashtë saj – prindërit shohin gjithçka përmes pamjeve

“Uniformat e mençura” kineze që ndjekin fëmijët në shkollë dhe jashtë saj – prindërit shohin gjithçka përmes pamjeve

Shkollat në Kinë kanë prezantuar uniformat me GPS për të monitoruar lëvizjet e nxënësve dhe vendndodhjen e tyre.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, të ashtuquajturat “uniformat e mençura”, regjistrojnë kohën dhe datën që një nxënës hyn në shkollë dhe regjistron një video të shkurtër të cilët prindërit mund ta shohin përmes një aplikacioni celular.


Njëmbëdhjetë shkolla në krahinën jugperëndimore të Guizhou kanë paraqitur uniformat, të zhvilluara nga firma lokale e teknologjisë Guizhou Guanyu Technology.

Largimi nga shkolla shkakton një alarm për të njoftuar si mësuesit dhe prindërit për mungesën e tij dhe një alarm automatik zëri është aktivizuar në qoftë se një student lë shkollën pa leje.

Madje ato mund të shërbejnë për të treguar edhe nëse një student bie në gjumë në klasë dhe ka një aplikacion në bazë të të cilit prindërit mund të vendosin kufijtë e shpenzimeve, sipas faqes së internetit të firmës.

Një sistem GPS gjithashtu përcjell lëvizjet e studentëve edhe pasi të kenë lënë ambientet e shkollës.

Sipas përfaqësuesve të firmës, dy çipët, të cilët janë të instaluar në shpatullat e çdo uniforme, janë në gjendje të përballojnë deri në 500 larje dhe 150C.

Njohja e fytyrës gjithashtu siguron që çdo uniformë të vishet nga pronari i saj i saktë për të ndaluar nxënësit të bëjnë mashtrime të sistemit dhe duke shkëmbyer uniforma.

Kompania publikoi një deklaratë publike përmes faqes popullore të medias sociale kineze Weibo duke thënë se uniformat “përqendrohen në çështjet e sigurisë”, dhe ofrojnë një “metodë të mençur të menaxhimit” që është e dobishme për studentët, prindërit dhe mësuesit.

Megjithatë, uniformat janë kritikuar në mediat sociale. “Nëse do të ishit fëmijë, a do të dëshironit të monitoroheshin 24 orë në ditë?”, ka pyetur një përdorues i Weibo.

“A nuk kanë fëmijë të drejtat e njeriut dhe privatësinë?”, ka shtuar një përdorues tjetër. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Ndaloi një furgon që lëvizte pa shofer - por më pas kuptoi se kishte gabuar rëndë

Ndaloi një furgon që lëvizte pa shofer - por më pas kuptoi se kishte gabuar rëndë

Fun
Pasagjeri ngec në tualet gjatë një udhëtimi me aeroplan në Indi – tërë fluturimin mbeti i ngujuar – ekuipazhi i lanë një letër interesante

Pasagjeri ngec në tualet gjatë një udhëtimi me aeroplan në Indi – tërë fluturimin mbeti i ngujuar – ekuipazhi i lanë një letër interesante

Interesante
Video që bëri botën të qajë - qeni i moshuar provoi çokollatën për herë të parë dhe të fundit

Video që bëri botën të qajë - qeni i moshuar provoi çokollatën për herë të parë dhe të fundit

Fun
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Libri

Libri

Përleshja me peshkaqenin (Video)

Përleshja me peshkaqenin (Video)

Fun
Kalo në kategori