LAJMI I FUNDIT:

UNICEF – OBSH: Garën për vaksinën kundër COVID-19, ose e fitojmë ose e humbasim bashkë

UNICEF – OBSH: Garën për vaksinën kundër COVID-19, ose e fitojmë ose e humbasim bashkë

Drejtoresha Ekzekutive e UNICEF, Henrietta Fore dhe Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, përmes një deklarate të përbashkët, kanë folur për vaksinën kundër coronavirusit.

Në një komunikatë thonë se nga 128 milionë doza vaksinash që janë administruar deri tani, më shumë se tre çereku i tyre janë bërë në vetëm 10 shtete që përbëjnë 60% të GDP-së.


“Deri më sot, pothuajse 130 vende, me 2.5 miliardë banorë, ende nuk kanë administruar as një dozë të vetme”.

Sipas tyre, kjo strategji kundërproduktive do të kushtojë shumë jetë njerëzish.

“Do t’i japë virusit më shumë “liri” për të pësuar mutacione dhe për t’iu shmangur efektit të vaksinave, si dhe do të cenojë rimëkëmbjen ekonomike globale.”

UNICEF-i dhe OBSH-ja, të cilët janë parterë prej 70 vitesh tashmë, u bëjnë thirrje drejtuesve të shteteve të hedhin sytë përtej kufijve të tyre dhe të zbatojnë një strategji për vaksinat, e cila të mund t’i japë fund pandemisë dhe të kufizojë edhe variantet e virusit.

“Punonjësit e shëndetësisë kanë qenë në vijën e parë të luftës me pandeminë edhe në vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme dhe duhet të mbrohen të parët në mënyrë që më pas të mund të mbrojnë edhe ne. Vendet që janë pjesë e Instrumentit të COVAX janë duke u përgatitur të marrin dhe të përdorin vaksinat. Janë trajnuar punonjësit e shëndetësisë dhe gjithashtu janë përgatitur edhe sistemet e zinxhirit të ftohtë. Ajo që mungon është një shpërndarje e drejtë e vaksinave.

Sipas tyre, për të siguruar që shpërndarja e vaksinave të fillojë në të gjitha vendet në 100 ditët e para të vitit 2021, është e domosdoshme që qeveritë të kenë vaksinuar punonjësit e tyre të shëndetësisë dhe popullatat më të rrezikuara ndaj sëmundjeve të rënda, t’i shpërndajnë vaksinat përmes Instrumentit të COVAX-it, në mënyrë që edhe shtetet e tjera të bëjnë të njëjtën gjë.

“Të financohet plotësisht aksesi ndaj Instrumentit Përshpejtues ndaj Covid -19 (ACT), dhe ndaj Instrumentit të COVAX-it si shtyllë e vaksinimit, në mënyrë që financimi dhe mbështetja teknike të jenë në dispozicion për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme për shpërndarjen dhe administrimin e vaksinave. Nëse bëhet financimi i plotë, Instrumentit Përshpejtues (ACT), për çdo dollar të investuar, mund të kthejë deri në 166 dollarë amerikanë. prodhuesit e vaksinave ta kryejnë në mënyrë të barabartë ndarjen drejtë të furnizimit të pakët me vaksina; të ndajnë me OBSH-në të dhëna mbi sigurinë, efikasitetin dhe të prodhimin, si prioritet për shqyrtimin e rregullave dhe të politikës; të rrisin dhe të maksimizojnë prodhimin; dhe ta transferojnë teknologjinë edhe te prodhuesit e tjerë që mund të ndihmojnë në shtimin e furnizimit global”.

“Kemi nevojë që drejtuesit globalë të rrisin prodhimin e vaksinave dhe vaksinimi të arrijë të bëhet në mënyrë të drejtë. COVID-19 ka treguar se fatet tona janë të lidhura në mënyrë të pashmangshme. Pavarësisht nëse do të fitojmë apo do të humbasim, ne do të jemi së bashku në këtë betejë”, thuhet në komunikatë.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori