Një në tre fëmijë shqiptarë janë lënduar fizikisht nga prindërit ose të rritur të tjerë në familjet e tyre përkatëse.
Këto janë shifrat alarmante që sjell një studim i ndërmarrë nga Fondi i Popullsisë i Kombeve të Bashkuara (UNFPA), në bashkëpunim me Kuvendin e Shqipërisë.
32% e fëmijëve janë të dhunuar fizikisht sipas raportit. Ndërkaq, abuzim emocional ka pasur gjatë jetës së 16% të adoleshentëve. Tek vajzat, përqindja është më e lartë.
Lidhur me abuzimin seksual, rreth 3% e të miturve kanë deklaruar se është kërkuar ose përjetuar dhunimi seksual ndaj tyre.
“Diçka që bie në sy në raport, është pasqyrimi i qartë se dhuna vazhdon në të gjitha format e saj ndaj çdo grup-moshe”, ka deklaruar për Albanian Post Elsona Agolli, analiste e programit të UNFPA-së për çështjet gjinore.
“Ndërhyrjet tona kanë për qëllim fuqizimin e vajzave dhe djemve, aftësimin e tyre për jetën. Informimi i tyre mbi këto çështje, do të na sjellë familje më të shëndetshme në të ardhmen”.
Agolli gjithsesi, shton se “përtej kuadrit të mirë ligjor, duhet të përmirësohet edhe buxhetimi i këtyre projekteve”. “Investimet dhe monitorimet mbi zbatimin janë bërë më imperativë në realitetin shqiptar”.
“Ekziston një nevojë urgjente për të marrë masa dhe për të siguruar të gjitha shërbimet mbështetëse të specializuara”, deklaroi gjatë konferencës në Kuvend specialistja e shëndetit publik, Gentiana Qirjako. “Kjo duhet bërë mbi të gjitha për rastet e dhunës seksuale. I gjithë territori i vendit duhet mbuluar me këto shërbime”.
Dorina Tocaj, analiste pranë UNFPA-së, nënvizoi nga ana tjetër rëndësinë e bashkëpunimit dhe partneritetit me Kuvendin dhe gjithë institucionet shqiptare. “Dhuna, në çdo formë të sajën, duhet dënuar. Një jetë pa dhunë është garanci drejt një vendi të shëndetshëm dhe me prosperitet”.
Mirëqenia dhe siguria e grave
Përsa i përket grave dhe vajzave, 67% e tyre kanë raportuar përjetim dhune. Kjo, në çdo formë të saj, qoftë nga një partner ose jo-partner.
Bie në sy fakti se vajzat në zonat urbane, kishin 30% më shumë gjasa për të raportuar dhunën në krahasim me ato që jetojnë në zonat rurale. Rol luante edhe varfëria sipas raportit, pasi gjasat për të qenë e dhunuar, ishin 2.2 herë më të larta në kushte varfërie.
Prindërit ishin autorët kryesorë të dhunës nën moshën 18 vjeç. Nënat ishin dhunueset kryesore në familje me 32.7% të rasteve. Ndërkaq, baballarët, ishin përgjegjës për 25% të rasteve.
Rreth 30% e studentëve kanë qenë dëshmitarë të dhunës përpara moshës 18 vjeç.
Ndër faktorët kryesorë të dhunës së lartë, renditen: Gjinia mashkullore, vendlindja, niveli i ulët arsimor i prindërve, të ardhurat e ulëta, përdorimi i alkoolit dhe drogave dhe fillimi i hershëm i marrëdhënieve seksuale.
Raporti është hartuar në kuadër të programit të përbashkët të Kombeve të Bashkuara “Fund dhunës ndaj grave dhe vajzave në Shqipëri”, i financuar nga Qeveria Suedeze dhe i zbatuar nga UNFPA-ja, PNUD-i dhe UN Women.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut
Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'