LAJMI I FUNDIT:

UNDP: Komunat në Maqedoni punojnë dobët, nuk ka projekte mirë të zhvilluara

UNDP: Komunat në Maqedoni punojnë dobët, nuk ka projekte mirë të zhvilluara

Realizimi i projekteve në komuna bëhet pa ndonjë analizë se cila prej tyre është prioritet për qytetarët. Ekspertët e UNDP-së i identifikuan problemet në mungesë të kapacitetit të administratorëve, por edhe mospërfshirjes së qytetarëve në procesin e vendimmarrjes për projektet e infrastrukturës. Paratë nuk janë problem, thotë përfaqësuesja e UNDP-së, Narine Sahakian. Problemi është se nuk ka projektet mirë të zhvilluara.

“Ajo që mungon në komunat janë të dhëna të besueshme në bazë të të cilave do të merren vendime për projekte të mëdha infrastrukturore. Mungojnë kapacitete në kuadër të komunave, sepse ka komuna të vogla me pak staf që nuk kanë kapacitet ti përgjigjen sfidës. Problemin e tretë e shoh në mospërfshirjen e qytetarëve në procesin e vendimmarrjes për projektet e infrastrukturës”, tha Narine Sahakian, UNDP.


Ministri i ri i Vetëqeverisjes Lokale Goran Mileski, konfirmon se ligjet dhe masat e tanishme që i kanë në dispozicion komunat, nuk kanë dhënë një rezultat pozitiv në funksionimin e tyre. Milevski do ti publikojë në rang listë publike komunat, që në mënyrë jotransparente i shpenzojnë paratë publike, për ta ngritur vetëdijen e publikut.

“Ndodhë që, pasi kemi ministri të ndryshme, një komunë të marrë para nga të gjitha programet, dhe ndonjë komunë të lihet anash, sepse ne mes nesh nuk kemi koordinim”, deklaroi Goran Mileski, Ministër i Vetëqeverisjes Lokale.

Përndryshe, pushteti qendror vazhdimisht distancohet nga ajo se nuk ka kontroll mbi shpenzimin e parave të arkave komunale, megjithëse vitin e kaluar me rishikimin e buxhetit, Qeveria iu dhuroi 50 milion euro për ti përgjysmuar detyrimet e papaguara. Vitin e kaluar qeveria theksoi se ishte hera e fundit, por duket se nga Ilindenska ndryshuan mendje. Ata njoftojnë se është e mundur që edhe këtë vit, një pjesë e parave nga rebalanci i buxhetit të paralajmëruar për në fund të shtatorit, të shkojnë si ndihmë për komunat./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Kronika e Zezë
Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Drejtësi
Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Kronika e Zezë
A mund të pengohet Kosova për anëtarësim nga Serbia në KiE? Reagime nga ish-diplomatë e deputetë nga Evropa

A mund të pengohet Kosova për anëtarësim nga Serbia në KiE? Reagime nga ish-diplomatë e deputetë nga Evropa

Muhamet Hajrullahu
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di

Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di

Lajme
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës

“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës

Lajme
Kalo në kategori