Machine Gun Kelly ka zbuluar një veçori të çuditshme të unazës së fejesës që ai ia dhuroi partneres së tij, Megan Fox.

“Lloji i unazës në fakt është me gjemba. Pra, nëse ajo përpiqet ta heqë, dhemb”, tha ai në një intervistë për Vogue. “Dashura është dhimbje”.


Deklaratat e tij u bënë publike një javë pasi Kelly, 31-vjeç, dhe Megan, 35-vjeçe, vulosën fejesën e tyre duke pirë gjakun e njëri-tjetrit.

Megan njoftoi lajmin e tyre të madh me një video në Instagram të realizuar në resortin Ritz Carlton Dorado Beach.

Kelly në anën tjetër tregoi se e ka projektuar unazën në bashkëpunim me Stephen Webster.

Krahas një videoje të unazës në gishtin e Megan, ai shkroi: “Unë e di se tradita është një unazë, por e projektova me Stephen Ëebster që të jetë dy: smeraldi (guri i saj i lindjes) dhe diamanti (guri im i lindjes) i vendosur në dy breza magnetikë gjembash që bashkohen si dy gjysma të të njëjtit shpirt duke formuar zemrën që është dashuria jonë”.

Në intervistën e tij të re në Vogue, tregoi se ‘një nga gurët e çmuar është një smerald kolumbian i pastër, pa trajtim. Sapo ishte gdhendur direkt nga miniera”.

“Dhe diamanti ishte direkt nga Stephen. Koncepti është që unaza mund të shkëputet për të bërë dy unaza”, tha më tej.

Screenshot 3 30 Machine Gun Kelly dhe Megan Fox (Foto: Instagram)

Megan ndryshe ka qenë në një lidhje të gjatë me Brian Austin Green, me të cilin u nda në vitin 2020. /Telegrafi/