Unai Emery i shtohet listës së kandidatëve për trajnerin e ri të Man Utd

Trajneri i Villarrealit, Unai Emery thuhet se është në listën e ngushtë të Manchester Unitedit për punën e trajnerit.
Djajtë e Kuq kanë shkarkuar Ole Gunnar Solskjaerit gjatë javës së kaluar dhe në vend të tij kanë emëruar Michael Carrick si trajner të përkohshëm.
Megjithatë, drejtuesit e klubit nga Old Trafford janë duke punuar për të gjetur një trajner të përhershëm dhe deri tani shumë emra janë shfaqur.
Sipas gazetës gjermane Bild, Unai Emery është ndër emrat që Manchester United po shqyrton për trajnerin e tyre të ardhshëm.
Ish-trajneri 50-vjeçar i Arsenalit refuzoi një lëvizje te Newcastle në fillim të këtij sezoni, por po gjurmohet nga Unitedi pas punës së mirë me Villarrealin.

Nga
Telegrafi
24/11/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































