Ultrasit e Zenitit nuk duan lojtarë me ngjyrë, Malcom mund të largohet pas abuzimeve raciste
Anësori brazilian, Malcom, mund të largohet nga Zenit Saint Petersburg, për shkak të abuzimeve raciste nga tifozët ultras të klubit rus. Ria Novosti bën të ditur se lojtari i ri, i cili i kushtoi Zenitit 40 milionë euro, mund të largohet që në afatin kalimtar të janarit.
Kjo për faktin se në debutimin e tij kundër Krasnodarit, një grup tifozësh kishin shpalosur një baner racist kundër tij.

"Faleminderit udhëheqësve tanë që u kanë qëndruar besnikë traditave tona", shkruante në baner, që në fakt ishte mesazh ironik për politikën e Zenitit për të mos transferuar lojtarë me ngjyrë.
"Zeniti mund ta shesë Malcomin në janar për shkak të problemeve me racizmin. Tifozët nuk e kanë pranuar", ka shkruar gazeta.
Lojtarët me ngjyrë shpesh kanë qenë pre e abuzimeve raciste në stadiumet ruse. /Telegrafi/






























