LAJMI I FUNDIT:

Ulqinaku: Në Shqipëri po qarkullon një lloj i ri i Coronavirusit, nuk i dihet origjina

Ulqinaku: Në Shqipëri po qarkullon një lloj i ri i Coronavirusit, nuk i dihet origjina

Zëvendësdrejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Dritan Ulqinaku u shpreh se situatën e pandemisë në vend duhet ta marrim seriozisht.

Sipas Ulqinakut, në Shqipëri po qarkullon një lloj i ri i Coronavirusit, nuk i dihet origjina.


“Unë do të konsideroja që më mirë të ngremë alarmin sesa të flemë mbi dafina. Gati 900 raste në ditë është një situatë që ne duhet ta marrin shumë seriozisht”, u shpreh Ulqinaku për Euronews Albania.

Ai theksoi se ndoshta jemi në ditët më të këqija të përhapjes së Coronavirusit në vend.

“Nuk duhet t’ia lemë rastësisë, duhet realisht të reflektojmë që e keqja nuk ka kaluar dhe përkundrazi jeni ndoshta në ditët më të këqija të këtij virusi”, tha ai.

Sa i përket mutacioneve të reja të COVID-19, mjeku theksoi se në Shqipëri po qarkullon një lloj i ri i virusit, por ende nuk është identifikuar saktësisht.

“Është virus ndryshe, është Coronavirus, por ndryshe nga Coronavirusi që ka qarkulluar deri më tani në vendin tonë. Por, nuk jemi akoma në gjendje të themi që është nga Brazili, apo i Afrikës së Jugut apo Anglisë”, tha ai.

“I kemi kapacitet, akoma nuk kemi arritur në fazën finale, por në këtë rrugë jemi”, u shpreh mjeku, teksa u pyet për identifikimin e plotë të këtij virusi.

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori