Ulje e temperaturave - priten reshje bore

20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA
Sot mbi vendin tonë parashihet ndryshim i shpejtë në shtresat e ulëta dhe të mesme të atmosferës, i cili do të sjellë ulje të ndjeshme të temperaturave në vlera minimale dhe maksimale.
Fillimisht do të ketë reshje shiu, ndërsa më vonë pritet që reshjet të kalojnë në borë duke përfshirë shumë pjesë të viseve të ulëta.
Megjithëse këto reshje do të jenë të përkohshme. Në viset e larta parashihen vetëm reshje bore.
Temperaturat minimale pritet të jenë nga -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin nga 1-4 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-9 metër për sekondë./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































