LAJMI I FUNDIT:

Ulja e vetëbesimit, simptoma më e keqe e menopauzës

Ulja e vetëbesimit, simptoma më e keqe e menopauzës

Menopauza është fenomen me të cilin çdo grua do të përballet – dhe asnjëherë nuk është përvojë e kënaqshme

Një anketim i fundit ka treguar se 75 për qind e grave ndihen të papërgatitura për fazën e menopauzës dhe se ajo fazë ka ndikim në nivelet e tyre të vetëbesimit.


Rreth 54 për qind e grave thonë se vetëbesimi i ulët ndikon edhe në disponimin e tyre gjatë ditës, transmeton Telegrafi.

Dr. Sarah Brewer thotë se shtimi i peshës, ndryshimet në lëkurë dhe flokë, si dhe skuqjet janë disa nga simptomat të cilat u shfaqen shumicës së grave – e tërë këto i ulin nivelet e vetëbesimit të grave dhe i bëjnë të ndihen si aspak joshëse.

Menopauza më nuk është temë tabu, dhe në treg gjenden shumë produkte të cilat iu ndihmojnë grave të përballohen me efektet që i sjell ndryshimi i niveleve të estrogjenit.

Studimet tregojnë se ndër efektet më të këqija që menopauza shkakton te gratë është vetëbesimi.

Vetëbesimi i ulët bën që ato të kenë disponim të ulët, të mos dëshirojnë të dalin nga shtëpia dhe nuk iu duket vetja aspak atraktive. /Telegrafi/