LAJMI I FUNDIT:

Ulet çmimi i naftës dhe benzinës në Kosovë, mbetet i pandryshuar ai i gazit

Ulet çmimi i naftës dhe benzinës në Kosovë, mbetet i pandryshuar ai i gazit

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka caktuar çmimet tavan për shitjen e derivateve të naftës për 24 orët e fundit, ndërkaq për 1 cent janë liruar nafta dhe benzina.

Sipas vendimit, çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.67 euro për litër, i benzinës me 1.34 euro dhe i gazit me 0.76 euro.


Këto çmime vlejnë nga ora 10:00 e së premtes për 24 orë. /Telegrafi/