LAJMI I FUNDIT:

Ulen parashikimet për rritjen ekonomik në Eurozonë dhe Britani

Ulen parashikimet për rritjen ekonomik në Eurozonë dhe Britani

Rritja ekonomike e Eurozonës do të kufizohet gjatë vitit 2017 dhe 2018, si pasojë e votës së Britanisë për të dalë nga Bashkimi Europian, deklaron S&P për vlerësimet Globale.

“Për Eurozonën, pavarësisht paqartësive në rritje dhe goditjes së kërkesës së jashtme si rezultat i Brexit, nuk presim që për momentin rimëkëmbja të ndalojë. Megjithatë, vlerësojmë se efektet e Brexit do t’i kushtojnë Eurozonës 0.8% të Produktit të Brëndshëm Bruto për 2017 dhe 2018”, shkruan në një raport agjencia e velrësimit.


Standard & Poor’s parashikon se Brexit do ti kushtojë Mbretërisë së Bashkuar 1.2% të Produktit të Brendshëm Bruto vitin që vjen dhe 1% për 2018-ën, për shkak të perspektivave të dobëta për investimet, si për ato të brëndshme edhe për investimet e huaja direkte.

Sipas raportit të S&P, vleërsimet e reja janë ndërmarrë duke supozuar se Britania do të ketë akses në tregun e përbashkët në 2017-ën dhe 2018-ën dhe duke marrë parasysh se Banka e Anglisë ja del me sukses në trajtimin e trazirave në tregjet financiare.

Standard & Poor’s parashikon se Banka e Anglisë do të ulë normat e interesit në 0% nga 0.5% deri në fund të këtij viti dhe do të rinis programin e lehtësimit sasior në 2017-ën. “Mbretëria e Bashkuar do t’i shpëtojë recesionit të plotë, por dëmet janë të shumta”, shkruan Standard & Poor’s.

Agjencia e vlerësimit theksoi se paundi i dobët mund të ndihmojë tregtinë për 2017 dhe 2018-ën, por do të ketë ndikime edhe në inflacion. S&P parashikon se çmimet e strehimit në Mbretërinë e Bashkuar do të bien në 2017-ën dhe për vitin 2018, nuk do të luhaten. /Telegrafi/