LAJMI I FUNDIT:

Ulen lehtë çmimet e naftës dhe benzinës në Shqipëri

Ulen lehtë çmimet e naftës dhe benzinës në Shqipëri

Një ditë pasi rriti çmimet e karburanteve, Bordi i Transparencës në Shqipëri u mblodh përsëri dhe vendosi të ulë lehtë çmimet.

Konkretisht nafta do të tregtohet 4 lekë më pak nga vendimi i së mërkurës, në 206 lekë (1.75 euro) për litër.


Benzina do të tregtohet me 191 lekë për litër, vetëm një 1 lekë me pak, ndërsa çmimi i gazit mbetet i pa ndryshueshëm në 69 lekë/litri.

Çmimet e caktuara hyjnë në fuqi pasdite, në orën 18:00. /Telegrafi/