LAJMI I FUNDIT:

Ukrainasja që u gjet e vdekur, kur kishte ardhur në Kosovë dhe për ç’arsye?

Ukrainasja që u gjet e vdekur, kur kishte ardhur në Kosovë dhe për ç’arsye?

Një shtetase ukrainase është gjetur e vdekur nga Policia e Kosovës natën e 21 shkurtit (e mërkurë) në autostradën “Arbën Xhaferi”.

Rasti i vdekjes së saj është duke u hetuar intensivisht nga organet e rendit.

Burime të KALLXO.com tregojnë se tashmë e ndjera në tetor të vitit 2023 kishte ardhur në Kosovë dhe kishte kërkuar azil në Departamentin për Shtetësi, Azil dhe Migrim.


Arsyeja e ardhjes në Kosovë, sipas burimeve, ishte lufta që po zhvillohej në Ukrainë. Viktima kishte ardhur e vetme, pa qenë e shoqëruar nga ndonjë familjar.

Burimet thonë se institucionet e Kosovës janë duke e trajtuar rastin e vdekjes së saj në mënyrë intensive.

Në këtë drejtim, ukrainases i është gjetur telefoni, është lokalizuar vendi ku ishte duke jetuar me qira si dhe disa gjësende të tjera.

E njëjta në kohën kur ishte gjetur e vdekur në autostradë nuk posedonte telefonin e saj e asnjë gjësend tjetër.

Telefoni, disa para dhe materiale të tjera janë gjetur në një banesë në Prishtinë ku ajo po jetonte gjatë një kontrolle të kryer nga Policia.

Një shtetase e huaj gjendet e vdekur në magjistralen Ferizaj – Prishtinë
Lexo po ashtu Një shtetase e huaj gjendet e vdekur në magjistralen Ferizaj – Prishtinë

Në bazë të informacioneve në momentin kur është gjetur pa shenja jete, në dosjen e ekzaminimeve deri më tani figuron se kishte këmbën e thyer dhe disa lëndime në fytyrë, të cilat dyshohet se janë shkaktuar pas një goditjeje për të cilën burimet pretendojnë se është bërë nga një “automjet jo i vogël”.

Në anën tjetër, deri më tani nuk është evidentuar ndonjë shenjë e dyshimtë e dhunës në trupin e viktimës.

Burimet thonë se në vendin ku është gjetur trupi nuk ka qenë vend i banueshëm apo i frekuentueshëm prej këmbësorëve.

Prokuroria e Ferizajt më 22.02.2024 ka njoftuar se është duke u hetuar rasti i shtetases ukrainase me iniciale O.K., e cila është gjetur e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë, më 21.02.2024.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, rasti ka ndodhur rreth orës 19:30 dhe është duke u hetuar në drejtim të veprës penale – aksident trafiku me fatalitet.

Vdekja e 23-vjeçares ukrainase, Prokuroria: Rasti është duke u hetuar “aksident trafiku” me fatalitet
Lexo po ashtu Vdekja e 23-vjeçares ukrainase, Prokuroria: Rasti është duke u hetuar “aksident trafiku” me fatalitet

“Hetuesit Rajonal të Policisë së Kosovës në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e saj. Prokuroria me të gjitha institucionet tjera relevante janë duke punuar për zbardhjen e rrethanave të kësaj vdekjeje, dhe rasti është duke u hetuar në drejtim të veprës penale “Aksident trafiku” me fatalitet” – thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Ndërkaq, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë. /Kallxo.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori