OVL e UÇK-së pas takimit me Haradinajn: Vendimi i madh për UÇK-në na gjen të bashkuar dhe të fortë

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj ka vizituar Organizatën e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
OVL e UÇK-së në një njoftim për media bën të ditur se kanë biseduar për shumë çështje aktuale, si dhe për sfidat me të cilat po përballet OVL e UÇK-së.
“Sot, në OVL UÇK, patëm kënaqësinë të presim në takim gjeneralin Ramush Haradinaj, ish-Kryeministër i Republikës së Kosovës. Gjatë takimit diskutuam për shumë çështje aktuale, si dhe për sfidat me të cilat po përballet OVL UÇK. Vendimi i madh për UÇK-në na gjen të bashkuar dhe të fortë, ashtu siç ishte vetë UÇK-ja në ditët më të vështira të historisë sonë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
6 orë më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate








































