Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus në rajonin e Donetskut, publikohen pamjet e aksionit

Forcat e Operacioneve Speciale të Ukrainës kanë goditur sistemin raketor rus BM-27 Uragan, dhe personelin në rajonin e Donetskut.
U raportua se natën e 15-16 dhjetorit, njësitë e SOF-it shënjestruan pozicionet ruse në territorin e pushtuar të rajonit të Donetskut duke përdorur dronë FP-2, transmeton Telegrafi.
Në vendbanimin Blahodatne, SOF goditi vendndodhjen ku ishte pozicionuar një BM-27 Uragan MRLS dhe ekuipazhi i tij.
Për më tepër, SOF shënjestroi një grup personeli rus në afërsi të Pokrovskut.
Pamjet e publikuara më poshtë shfaqin operacionin dhe aksionin e mirëorganizuar nga forcat ukrainase. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals










































