Ukrainasit pretendojnë se gjatë 24 orëve të fundit rusët kanë humbur 1,180 ushtarë – 16 tanke e 57 sisteme artilerike

Në raportin më të fundit të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë ukrainase, është bërë e ditur se Rusia ka humbur 1,180 ushtarë gjatë 24 orëve të fundit, duke shkuar numri i përgjithshëm i të vrarëve në 546,270.
Ukrainasit gjithashtu pretendojnë se në 24 orët e fundit, forcat e Putinit kanë humbur 16 tanke si dhe 57 sisteme artilerike.
Në anën tjetër, rusët vazhdojnë të hezitojnë të publikojnë raporte sa i përket humbjeve apo fitoreve në fushëbetejë, transmeton Telegrafi.
Madje ata edhe ato pak media ruse që mëtojnë të tregojnë të vërtetën i gjobisin apo i censurojnë – duke tentuar me çdo kusht ta mbajnë sekret raportimin për luftën në Ukrainë.
Humbjet e përgjithshme të forcave ruse nga 24 shkurti 2022 e deri më 3 qershor 2024 vlerësohen të jenë si më poshtë:
546,270 (+1,180) personel ushtarak; 8,123 (+16) tanke; 15,583 (+17) autoblinda; 14,712 (+57) sisteme artilerike; 1,115 (+1) sisteme raketore; 876 (+2) sisteme të mbrojtjes ajrore; 360 (+0) aeroplanë; 326 (+0) helikopterë; 11,668 (+27) dronë; 2,336 (+1) raketa; 28 (+0) anije; 1 (+0) nëndetëse. /Telegrafi/




















































