Interceptuesit e dronëve ukrainasë kanë rrëzuar disa dronë rusë Shahed me motor reaktiv për herë të parë në histori.

Ngjarja shënon një pikë kthese të re në luftën teknologjike që po zhvillohet në qiellin mbi Ukrainën.


Për vite me radhë, Rusia ka përdorur intensivisht raketa Shahed më të ngadalta me helika për sulme ndaj zonave të banuara dhe infrastrukturës energjetike.

Megjithatë, versionet me motor reaktiv, të cilat u shfaqën në fillim të këtij viti, janë bërë një kërcënim gjithnjë e më i zakonshëm.

- YouTube www.youtube.com

Përballë sulmeve në rritje, Ukraina po mbështetet në të gjitha asetet e disponueshme të mbrojtjes ajrore - nga ekipet mobile me kamionçina të armatosura deri te sistemet e përparuara Patriot dhe aeroplanët luftarakë.

Paralelisht, prodhuesit vendas po zhvillojnë zgjidhjet e tyre, siç janë dronët interceptues.

Së fundmi, ushtria ukrainase përdori me sukses dronë interceptorë për të shkatërruar disa dronë të rinj rusë Geran-3, të njohur më mirë si Shahed-238 iranian. /Telegrafi/