LAJMI I FUNDIT:

Ukraina prezanton zëdhënësen e Ministrisë së Jashtme të krijuar nga Al

Ukraina prezanton zëdhënësen e Ministrisë së Jashtme të krijuar nga Al

Ukraina së fundmi ka prezantuar një zëdhënëse të krijuar nga Al, e quajtur Victoria, e cila do të bëjë deklarata zyrtare në emër të Ministrisë së Jashtme ukrainase.

E veshur me një kostum të errët, zëdhënësja Victoria Shi u prezantua në rrjete sociale.

Ministria ukrainase tha se “për herë të parë në histori” një zëdhënëse dixhitale do të lexojë deklaratat që shkruhen ende nga njerëzit.


Bëhet e ditur se deklaratat e Shi nuk do të gjenerohen nga Al, por do të shkruhen dhe verifikohen nga njerëz të vërtetë, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.

“Zëdhënësja e re është një hap teknologjik që asnjë shërbim diplomatik në botë nuk e ka bërë ende”, tha Minstri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba.

Siç thekson Kuleba, arsyeja kryesore e krijimit të Victorias ishte “kursimi i kohës dhe burimeve”.

Krijuesit e saj janë një ekip i quajtur Game Changers, të cilët kanë krijuar përmbajtje edhe në lidhje me luftën në Ukrainë.

Emri i zëdhënëses bazohet në fjalën “fitore” dhe frazën ukrainase për Al: shtuchniy intelekt. Ndërsa pamja dhe zëri i saj janë modeluar sipas një personi real: Rosalie Nombre, këngëtare.

Për të shmangur falsifikimet e deklaratave të saj, ato do të shoqërohen me një kod QR i cili i lidh ato me versionet tekst në faqen e internetit të ministrisë. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Një mashtrim po përhapet shtet më shtet - FBI paralajmëron të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android që t'i fshijnë menjëherë këto mesazhe

Një mashtrim po përhapet shtet më shtet - FBI paralajmëron të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android që t'i fshijnë menjëherë këto mesazhe

Teknologji
Shërbim i shpejtë dhe pa pengesa - Cingerr shënon rekord me numrin e përdoruesve që shfletojnë portalet në kohë reale

Shërbim i shpejtë dhe pa pengesa - Cingerr shënon rekord me numrin e përdoruesve që shfletojnë portalet në kohë reale

Teknologji
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Youtuberi rus për një sfidë e la të dashurën e tij pa rroba në të ftohtin e Moskës dhe vdiq e ngrirë gjatë një transmetimi direkt

Youtuberi rus për një sfidë e la të dashurën e tij pa rroba në të ftohtin e Moskës dhe vdiq e ngrirë gjatë një transmetimi direkt

A e dini se cili është telefoni më i shitur në 2024?

A e dini se cili është telefoni më i shitur në 2024?

Teknologji
LEAP 2025 fillon në Riad, duke zbuluar 14.9 miliardë dollarë investime në AI

LEAP 2025 fillon në Riad, duke zbuluar 14.9 miliardë dollarë investime në AI

Teknologji
Kalo në kategori