Ukraina ka lobuar intensivisht tek Uashingtoni për ta furnizuar me raketa Tomahawk me rreze të gjatë veprimi në javët e fundit.

Sipas një raporti në CNN, Pentagoni i ka dhënë dritën e gjelbër SHBA-së për t'i siguruar Kievit armët.


Zyrtarët, thuhet në raport, kishin arritur në përfundimin se kjo nuk do të ndikonte negativisht në rezervat amerikane - duke ia lënë vendimin politik Trumpit.

Megjithatë, vetë presidenti amerikan mbrëmë duket se e hodhi poshtë perspektivën e ndodhjes së kësaj së shpejti.

I pyetur nga një gazetar në Air Force One nëse po shqyrtonte dhënien e raketave Tomahawk për Ukrainën, ai tha: "Jo, jo tamam."

Trump shtoi: “Mund të ndodhë, mund të ndryshoj, por në këtë moment jo.” /Telegrafi/