LAJMI I FUNDIT:

Ujku mbyt kalin e Ursula von der Leyen, kërkohet vrasja e tij – autoritetet lokale në Gjermani miratojnë kërkesën

Ujku mbyt kalin e Ursula von der Leyen, kërkohet vrasja e tij – autoritetet lokale në Gjermani miratojnë kërkesën

Rajoni i Hanoverit në Gjermani ka lëshuar një licencë zyrtare për të vrarë ujkun që vrau një nga kuajt e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, shkruan Euroaktiv.

Ajo më herët deklaroi se pushteti ekzekutiv i Bashkimit Evropian, do të rishikojë statusin e mbrojtur të ujqërvem, transmeton Telegrafi.


Kali Dolly u mbyt nga një ujk në fillim të shatorit, kur ishte duke kullotur së bashku me një kalë tjetër të vogël në pronësi të familjen së Von der Leyen pranë Hanoverit në veri të Gjermanisë.

“E gjithë familja është tejet e shqetësuar nga lajmi”, tha zëdhënësi i atëhershëm i kryetares të Komisionit, dhe tani organet kompetente kanë lejuar vrasjen e ujkut në fjalë.

Ujku është quajtur ujk problematik, që është një koncept në legjislacionin gjerman për mbrojtjen e natyrës që zbatohet kur një ujk sulmon në mënyrë të përsëritur bagëtinë ose rrezikon ndryshe njerëzit dhe kafshët e tjera, dhe lehtëson lëshimin e një leje gjuetie të jashtëzakonshme.

Sipas zëdhënësit, përveç kalit të vogël, ujku mbyti gjithsej 12 dele dhe lopë. Megjithatë, ai nuk komentoi nëse ishte vdekja e Dollyt që shkaktoi lëshimin e lejes për vrasje.

Von der Leyen tha në një letër drejtuar ligjvënësve konservatorë gjermanë javën e kaluar, se Komisioni do të rishikonte statusin e mbrojtur të ujqërve.

Edhe pse ajo nuk e përmendi në mënyrë specifike kalin e saj në letër, e cila u citua nga agjencia gjermane e lajmeve dpa, ajo tha se Komisioni “e pranon se kthimi i ujkut dhe numri i tij në rritje çojnë në probleme”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë 'të mire' i solli Netanyahut sulmi i Iranit ndaj Izraelit?

Çfarë 'të mire' i solli Netanyahut sulmi i Iranit ndaj Izraelit?

Azia
Ambasadori amerikan, Christopher Hill kërcënohet me vdekje në Serbi

Ambasadori amerikan, Christopher Hill kërcënohet me vdekje në Serbi

Serbia
Sulmi i Iranit ndaj Izraelit: Tel Aviv po vazhdon të paralajmërojë hakmarrje ndaj Teheranit

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit: Tel Aviv po vazhdon të paralajmërojë hakmarrje ndaj Teheranit

Botë
Një rreze X zbuloi një

Një rreze X zbuloi një "masë të pazakontë" në trurin e një vajze: Mjekët nuk mund ta besonin atë që po shihnin, operohet urgjentisht tetëvjeçarja

Azia
Përfundon takimi i kabinetit të luftës, zyrtari izraelit tregon se çfarë do të bëjnë momentalisht me Iranin

Përfundon takimi i kabinetit të luftës, zyrtari izraelit tregon se çfarë do të bëjnë momentalisht me Iranin

Azia
Shiu i madh përfshiu Dubain - rrugë të përmbytura, fluturime të anuluara

Shiu i madh përfshiu Dubain - rrugë të përmbytura, fluturime të anuluara

Azia
Kalo në kategori