Uji i ngrohtë apo i ftohtë? Cili prej tyre ka veprim më agresiv në organizëm
Uji i ftohtë është më i shijshëm, më shumë freskon, posaçërisht verës, mirëpo është agresiv për organizmin
Uji është burim i jetës dhe pa të njeriu thjesht nuk mund të funksionojë.
Ekziston dilema e përhershme sa duhet ta pimë në sasi ditore, mirëpo ekspertët rekomandojnë së paku dy-tri gota bashkë me pirjen e lëngjeve shtesë.
Pos sasisë së ujit, shtrohet edhe pyetja cili është më i mirë – i ngrohti apo i ftohti.
Uji i ftohtë mbase është më i shijshëm, më shumë do t’ju freskojë, posaçërisht verës, mirëpo është shumë agresiv për organizmin e njeriut në krahasim me ujin e ngrohtë.
Një gotë uji të ftohtë mund të jetë i dëmshëm për shëndetin sepse çon në tkurrjen e enëve të gjakut në stomak dhe vetvetiu ngre tensionin e gjakut.
Shkencëtarët këshillojnë që çdo ditë të filloni me një gotë ujë të vakët, sepse atëherë ndikon mirë në organizëm dhe nxit punën e zorrëve.
Uji i vakët në orët e mëngjesit mund të pengojë ndjenjën e fryrjes dhe tepricës së peshës trupore. Rekomandohet pas çdo racioni, sepse shpejton metabolizmin dhe djegien e kalorive.
Nëse nuk keni lukth të ndjeshëm, mundeni në gotën me ujë të shtoni disa pika lëng limoni apo një lugë të vogël mjaltë. Kjo do t’ju zgjojë më mirë se kafja e preferuar.
Uji i ngrohtë posaçërisht u rekomandohet personave të cilët kanë probleme serioze dermatologjike dhe lëkurë të thatë.
Shëron edhe dhembjet menstruale, posaçërisht nëse në gotë shtoni pak mjaltë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Madam, stili jot lyp këpucë franceze?
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Më të lexuarat
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia