LAJMI I FUNDIT:

Uji i liqenit të Dibrës është tërhequr deri në 100 metra

Uji i liqenit të Dibrës është tërhequr deri në 100 metra

Pjesë të Liqenit të Dibrës, janë thatë për një kohë të gjatë, pa asnjë pikë uji. Situata më kritike është në dalje nga Dibra për në Mavrovë, afër të ashtuquajturës Ura e Melnikut. Dibranët thonë se uji është tërhequr më shumë se njëqind metra nga bregu. Ata krahasojnë situatën aktuale me një katastrofë ekologjike.

Liqeni gjithashtu fsheh sasi të mëdha mbeturinash, që grumbullohen nga lumenjtë përreth, dhe mbeturinat që hidhen nga fshatrat përreth. Në momentin kur ekipi i Alsatit ishte në vendngjarje, u mblodhën më shumë se dhjetë traktorë mbeturina-plastikë, goma, xhama dhe shishe.


Mbeturinat vijnë nga fshatrat, ata i hedhin që andej. Ato vijnë nga lartë, nga lumi Radika derdhen dhe ne e pastrojmë këtu. Nga njerëzit bëhet, kur vijnë këtu, nuk e mbledhin, nuk e hedhin në kontejnerë dhe e hedhin këtu – deklaroi Flamur Abdiu, nëpunës i NPK “Standard”.

Kryetari i Komunës së Dibrës, Hekuran Duka, tha se inspektori komunal i mjedisit tashmë kishte dalë në terren.

Ai do të përgatisë një raport mbi atë çështje, dhe do të kemi një qëndrim zyrtar mbi të.” “Ne duhet të veprojmë kur shohim një anomali. Nëse është një lojë apo jo, do të shohim pas përfundimit, nëse dikush po luan – tha Hekuran Duka-Kryetar i Komunës së Dibrës.

Kompania publike “Elektranat” për Alsat thonë se prodhimi i energjisë elektrike gjatë kësaj periudhe ka qenë nën mesataren.

Për shkak të thatësirës shumëvjeçare, niveli e Liqenit të Ohrit është në kufij më të ulët, dhe për atë arsye edhe dalja duhet të jetë minimale. Kështu, lumi Drini Zi sjell prurje minimale në Liqenin e Dibrës – thonë nga Termocentralet e Maqedonisë së Veriut.

Nga “Elektranat” shtojnë se me prodhim të reduktuar, niveli i Liqenit të Dibrës u mbajt në një nivel prej më shumë se 2 metra, mbi nivelin minimal, në pritje të reshjeve sezonale që do të përmirësonin situatën hidrologjike. Ajo ka qenë e pafavorshme për një kohë të gjatë.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori