LAJMI I FUNDIT:

Lëngu amniotik jeshil ose i kafenjtë: Kjo është një shenjë që fëmija juaj është nën stres

Lëngu amniotik jeshil ose i kafenjtë: Kjo është një shenjë që fëmija juaj është nën stres

Çfarë mund ta shkaktojë atë dhe si ndikon te fetusi

Lëngu amniotik, luan një rol të madh në shëndetin e foshnjës suaj gjatë shtatzënisë.


Ai e rrethon atë në mitër dhe e ndihmon të zhvillohet, dhe nëse diçka shkon keq, uji amniotik mund të shfaqet dhe të ndihmojë mjekët që shpejt ta kthejnë gjendjen e foshnjës suaj në normale.

Mitra është plot me lëng amniotik gjatë shtatzënisë dhe prodhohet në veshkat dhe mushkëritë e foshnjës dhe qarkullon duke u gëlltitur dhe duke absorbuar sërish, transmeton Telegrafi.

Ai e mbron fëmijën tuaj, e ndihmon të rritet dhe zhvillohet, i mundëson frymëmarrjen dhe tretjen e lëngjeve, mban temperaturë të qëndrueshme, mundëson lëvizjen dhe zhvillimin e sistemit muskuloro-skeletor dhe mushkëritë, por parandalon edhe dëmtimin e kordonit të kërthizës.

Lëngu amniotik përmban hormone, lëndë ushqyese dhe antitrupa për të luftuar infeksionin. Me pak fjalë, i jep fëmijës gjithçka që i nevojitet për t’u rritur dhe zhvilluar.

A e dini se nga është bërë lëngu amniotik? Ju do të habiteni
Lexo po ashtu A e dini se nga është bërë lëngu amniotik? Ju do të habiteni

Çfarë ngjyre ka lëngu amniotik?

Lëngu amniotik është zakonisht i pastër ose pak i verdhë. Megjithatë, një ndryshim në ngjyrë mund të jetë një shenjë se diçka ka shkuar keq. Për shembull, nëse duket i gjelbër ose kafe, mund të nënkuptojë se foshnja ka pasur lëvizjen e parë të zorrëve në mitër (gjë që në mënyrë ideale nuk duhet të ndodhë deri pas lindjes). Në këtë rast mund të jetë i rrezikshëm sepse substancat mund të hyjnë në mushkëritë e foshnjës dhe të shkaktojnë probleme me frymëmarrjen pas lindjes, që do të thotë se ajo mund të ketë nevojë për ndërhyrje mjekësore sapo të mbërrijë.

Fëmija mund të jetë i stresuar në mitër

Ekspertët thonë se zbrazja e zorrëve të foshnjës në mitër ndodh nëse foshnja është nën stres.

Faktorët që mund të shkaktojnë stres tek foshnjat para lindjes përfshijnë:

– Shtatzënia e vonshme
– Ulje e fluksit të oksigjenit për foshnjën ndërsa është në bark
– Diabeti tek gratë shtatzëna
– Lindje e vështirë ose e gjatë
– Tensioni i lartë i gjakut tek një grua shtatzënë

Misteret e lëngut amniotik: Çfarë ndodh kur ka tepricë ose mungesë të lëngut amniotik?
Lexo po ashtu Misteret e lëngut amniotik: Çfarë ndodh kur ka tepricë ose mungesë të lëngut amniotik?

Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të shkoni për kontrolle të rregullta në mënyrë që mjeku juaj të monitorojë të gjitha simptomat dhe të reagojë në kohë nëse është e nevojshme.

Dhe mos harroni, stresi juaj ndikon edhe tek fëmija, ndaj relaksohuni dhe shijoni çdo ditë të shtatzënisë sepse nuk ka gjendje më të mirë për një grua se kjo. /Telegrafi/