Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të zhvillojnë punime në rrjetin e ujësjellësit dhe atë të kanalizimit.

Në rrjetin e ujësjelljesit do të zhvillohen punime në këto rrugë: “UÇK", “Ali Zeneli”. “Shpëtimi” dhe në fshatrat Stan Tërg dhe Vaganicë, shkruan Telegrafi.


Ndërsa në rrjetin e kanalizmit intervenime do të ketë në rrugët: “Ali Zeneli", "Ferit Preteni" dhe në sheshin “Mehë Uka".

Bëhet e ditur se gjatë intervenimit në rrjetin e ujësjellësit mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijes.

“Ju faleminderit për mirëkuptimin tuaj!”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/