LAJMI I FUNDIT:

Ujë në Mars: Zbulohet liqeni 20 kilometërsh poshtë shtresës së akullit, nxiten spekulimet për jetë në planetin e kuq (Foto)

Ujë në Mars: Zbulohet liqeni 20 kilometërsh poshtë shtresës së akullit, nxiten spekulimet për jetë në planetin e kuq (Foto)

Shkencëtarët e Institutit Nacional të Astrofizikës në Romë, gjetën një liqe me ujë likuid në Mars, si pjesë e një projekti të gjatë, për të gjetur nëse ka pasur jetë në planetin e kuq.

Rezervuari që është i gjerë 20 kilometra, teksa gjendet 1.5 kilometra poshtë shtresës së akullit, u gjet nëpërmjet radarëve që po kërkonin për akull në pjesën jugore të planetit, transmeton Telegrafi.


Liqeni në formë trekëndëshi, me një temperaturë prej -68 gradëve Celsius, besohet se e mbanë likuidin në një ‘formë lluce’ si det i kripur.

Ky është zbulimi i parë, që tregon se në planetin Mars ende ekziston uji likuid – në një hapësirë, ku shkencëtarët konsiderojnë se është ideale për rritje e jetës mikrobe.

Ekspertët thonë se gjetja e ‘mahnitshme’ siguron dëshminë e parë të jetës jashtë Tokës dhe do të shërbejë si objektiv kyç për misionet e ardhshme në këtë planet, duke mos shmangur mundësinë e ndërtimit të ndonjë vendbanimi në të ardhmen.

Pas zbulimit, Warwick Holmes që është inxhinier i aeronautikës në Universitetin e Sydneyt, ka thënë se sistemi i ndërtimi i fluturakeve që destinohen për Mars, duhet të përshtaten që të kenë mundësi të marrin mostra nga likuidi i këtij liqeni.

Pasi që gjenerata e teknologjive që përdoren tani, nuk kanë aftësi të shpojnë aq thellë sa të arrijnë deri te likuidi i liqenit. Megjithatë, Dr Holmes, mbetet optimist se kjo mund të ndodhë në të ardhmen. /Telegrafi/