Përsëri koka të prera, këtë herë nga Sinai. Përse islamikët zgjedhin këtë strategji komunikimi?

Është klasike: mbështeten tek frika. Duke mos patur forcë për të realizuar projektin e tyre, tentojnë që të terrorizojnë kundërshtarët dhe frikësuar ndjekësit e tyre. Nuk është risi, përkundrazi është një strategji që lindi bashkë me gijotinën gjatë Revolucionit francez. Mizoria ekstreme e këtyre ekzekutimeve gjen pastaj një kauzë të veçantë në botën arabe.


Cilën?

Bindjen që u përhap pas shembjes së Perandorisë Otomane, se u kolonizuan, u shtypën dhe u poshtëruan nga Perëndimi, një kulturë që e konsiderojnë inferiore. Për ta është një fuqizim, domethënë një vetëdijesim që e përdorin për të na e bërë me gisht e për të na thënë: “Nuk na respektoni, tani ju detyrojmë të na dëgjoni duke ju terrorizuar”.

Përse është kaq i rëndësishëm imazhi i gjakut?

Ka të bëjë me simbologjinë e fesë. Në islam, në fund të Ramazanit theren qengja, një veprim flijimi që kryhet edhe prej fëmijëve. Mesazhi i prerjes së kokës nga xhihadistët është që t’i bëjë njerëzit të duken si kafshë. Janë mesazhe audiovizive, ikonike, por fjalët mund të jenë të tjera sepse kanë më pak peshë.

A ka patur një ndryshim të strategjisë së komunikimit, që nga koha e videomesazheve të Osama bin Ladenit?

Jo, ideja është e njëjta. Bin Ladeni u fliste njerëzve të tij, ashtu si bën al Bagdadi. Por, mesazhet e vërteta nuk janë ato copëza filmimesh, se sa Kullat Binjake në flakë, atentatet, prerjet e kokave. Për më tepër, kreu nuk u flet të tjerëve, por popullit të tij: duhet ta bind që të legjitimohet mbi të gjitha në planin fetar, jo politik. Demonstrimi i forcës, i brutalitetit, i mizorisë së shefit të madh i drejtohet popullit të Kalifatit që duhet të mbështesë projektin e tij. Vetëm në plan të dytë na drejtohet neve, kundërshtarëve.

A funksionon mesazhi xhihadist?

Sigurisht. Objektivi i parë është të mblidhen sa më shumë ndjekës në botën e tyre dhe të arrijnë t’u imponohen mikrogrupeve të tjerë. Në krahasim me ne, bashkimi i atyre kokëprerjeve dhe rrëmbimeve na shkakton një frikë që e kalon edhe neverinë. Për këtë arsye këta grupe janë futur në imagjinatën tonë me një fuqi më të madhe nga sa kanë në realitet. /Il Fatto/bota.al/