LAJMI I FUNDIT:

Bugajski: Serbia e njeh Kosovën kur Rusia të humbë luftën në Ukrainë

Bugajski: Serbia e njeh Kosovën kur Rusia të humbë luftën në Ukrainë

Njohësi i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Janusz Bugajski, mbështet kushtet e vendosura nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Analisti Bugajski thotë se faktori ndërkombëtar duhet t’i bëjë më shume presion Serbisë dhe të kushtëzojë anëtarësimin e saj me kushtet e Kosovës.


Sipas Bugajskit, herët e vonë Serbia do ta njohë Kosovës, por kjo sipas tij ka më shume gjasa të ndodhë kur Rusia të humbasë luftën dhe rolin e ndërhyrjes së saj në Ballkan.

“Në fakt jam optimist që kjo gjë herët apo vonë do të ndodhë. Mbase nuk do të ndodhë gjatë kësaj qeverie, pra qeverisë së Vuçiqit. Gjasat më shumë janë që të ndodhë kur Rusia ta humbë luftën në Ukrainë, të dobësohet dhe të mos ndërhyjë më në Ballkan. Dhe me shumë gjasa do të ndodhë kur kushte më të ashpra t’i vendosen Beogradit për të pranuar pavarësinë e Kosovës. Pra me fjalë të tjera, ti e pranon të hapet rruga e anëtarësimit në BE, në të kundërtën nuk ka mundësi anëtarësimi, por do humbasësh dhe fondet e BE-së”,  tha Bugajski në një intervistë për Euronews Albania.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori