LAJMI I FUNDIT:

UEFA refuzon apelin e Barcelonës pasi katalanasit u gjobitën me një shifër gjashtëshifrore

UEFA refuzon apelin e Barcelonës pasi katalanasit u gjobitën me një shifër gjashtëshifrore

Organi financiar i UEFA-s ka refuzuar një apel nga Barcelona pasi klubi u gjobit me një shumë prej 500,000 mijë eurosh për raportim të gabuar në rezultatet e tyre financiare.

Klubi katalanas ka qenë në një periudhë të trazuar jashtë fushës dhe u tha nga organi drejtues i futbollit evropian në korrik të këtij viti se ata kishin shkelur rregullat e Fair Play Financiar (FFP).

Barcelonës iu bashkua Manchester United  të cilët gjithashtu morën një faturë të rëndë, me skuadrën katalanase që duhej të paguante gjysmë milioni euro, ndërsa United u gjobit me 300,000 mijë euro.


Dhoma e Parë e Trupit të Kontrollit Financiar të Klubeve (CFCB) e ka lënë në fuqi vendimin, pavarësisht apelit nga gjigantët e La Ligas, që u hodh poshtë nga UEFA.

Barcelona u gjobit për “raportim të gabuar” në rezultatet financiare të vitit të kaluar me “fitimet nga asgjësimi i aseteve jo-materiale (përveç transferimeve të lojtarëve) të cilat nuk janë të ardhura përkatëse sipas rregulloreve.”

Klubi katalanas u përpoq të luftonte gjobën me një apel, kërkesë kjo e cila u refuzua.

Nga Barcelona thanë gjatë verës se do të apelonin vendimin e përshkruar si vendim “joproporcional”  dhe se në rast nevoje do të ndërmarrin masa deri në shkallën e fundit (Gjykata e Arbitrazhit Sportiv), nëse është e nevojshme.

Gjoba për United u mbajt gjithashtu, ndërsa ekipet si Milan, Roma, Inter dhe PSG përmbushën objektivat e tyre për vitin 2022, por situata e tyre do të ‘monitorohet vazhdimisht’ sezonin e ardhshëm./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

Ndërkombëtare
Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Premier League
Vëllaznimi vjen me reagim për ngjarjet në Prizren – i quan kriminel tifozët vendas, ndërsa klubin e Lirisë si të pabesë

Vëllaznimi vjen me reagim për ngjarjet në Prizren – i quan kriminel tifozët vendas, ndërsa klubin e Lirisë si të pabesë

Liga e Parë
“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

Premier League
Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Serie A
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Kalo në kategori