LAJMI I FUNDIT:

UEFA ‘pajtohet’ me Mourinhon dhe Romën për paraqitjen e dobët të Anthony Taylor

UEFA ‘pajtohet’ me Mourinhon dhe Romën për paraqitjen e dobët të Anthony Taylor

UEFA raportohet se po shqyrton performancën e gjyqtarit Anthony Taylor në finalen e Ligës së Evropës dhe ‘pajtohet’ me pretendimet e Jose Mourinhos.

Mourinho ‘goditi’ gjyqtarin e Ligës Premier pas paraqitjes së tij në finalen e Ligës së Evropës javën e kaluar midis Sevillës s dhe Romës.

Sevilla mundi Romën 4-1 me penallti, me trajnerin portugez që bëri të njohura ndjenjat e tij për paraqitjen e Taylor pas vërshëllimës së fundit.


Mourinho i acaruar e priti me fyerje dhe sharje gjyqtarin në parkingun e autobusit
Lexo po ashtu Mourinho i acaruar e priti me fyerje dhe sharje gjyqtarin në parkingun e autobusit

Shpërthimi i tij bëri që 44-vjeçari të sulmohej në aeroportin e Budapestit në skena tronditëse, me tifozët që përkrahen menaxherin e tyre portugez.

Sipas mediave Calciomercato dhe Corriere dello Sport, Mourinho dhe Roma nuk ishin të vetmit që kritikuan paraqitjen e Taylor në finalen e Ligës së Evropës.

Raportet thonë se UEFA ‘pajtohet’ me pretendimet e 60-vjeçarit portugez dhe do të shqyrtojë performancën e gjyqtarit anglez.

Kaos në aeroportin e Budapestit: Tifozët e Romës sulmojnë gjyqtarin anglez Taylor, fluturojnë edhe karriget
Lexo po ashtu Kaos në aeroportin e Budapestit: Tifozët e Romës sulmojnë gjyqtarin anglez Taylor, fluturojnë edhe karriget

Besohet se emëruesi i gjyqtarëve të UEFA-s, Roberto Rosetti nuk ishte i impresionuar me trajtimin e disa situatave nga Taylor. Nga prekja e topit me dorë nga Fernando deri tek penalltia që akordoi për Sevillën, e cila u përmbys nga VAR-i.

Kjo mund të nënkuptojë se atij nuk do t’i jepet një detyrë tjetër e profilit të lartë si një finale e madhe e Kupës Evropiane. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Benzema shpërfilli Ronaldon dhe Messin kur emëroi 'lojtarin më të mirë në histori'

Benzema shpërfilli Ronaldon dhe Messin kur emëroi 'lojtarin më të mirë në histori'

Ndërkombëtare
Gareth Bale parashikon fituesin e Topit të Artë të vitit 2025 - përjashton Salahun

Gareth Bale parashikon fituesin e Topit të Artë të vitit 2025 - përjashton Salahun

Ndërkombëtare
Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bundesliga
Man City identifikon zëvendësuesin e Ederson, bisedimet kalojnë në faza të avancuara

Man City identifikon zëvendësuesin e Ederson, bisedimet kalojnë në faza të avancuara

Premier League
Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

La Liga
Ronaldo i bën të gjitha në fitoren e Al Nassr - shënon gol, fiton penallti dhe ia lë Sadio Manes

Ronaldo i bën të gjitha në fitoren e Al Nassr - shënon gol, fiton penallti dhe ia lë Sadio Manes

Ligat tjera
Kalo në kategori