UEFA ka dalë me njoftim në lidhje me golin e anuluar me anë të VAR-it në ndeshjen e Ligës së Kampionëve në mes të Ajaxit dhe Real Madridit.

Me VAR-in jemi mësuar tashmë në ligat kryesore evropiane, përveç Ligës Premier.


Megjithatë, aplikimi i tij në Ligën e Kampionëve në ndeshjen e fazës së eliminimit direkt, ishte një befasi.

Mbrëmë (e mërkurë), VAR-i u përdor për herë të parë në garën më të madhe ekipore në Evropë duke shkaktuar shumë polemika.

9784610 0 image a 2 1550091164903 e1550097292954

Polemikat erdhën pasi gjyqtari Damir Skomina vendosi t'i anulojë një gol me kokë të Nicolas Tagliaficos, i cili i dha epërsinë 1-0 Ajaxit ndaj Real Madridit.

https://twitter.com/WozniakV4/status/1095796995787313152

Goli i mbrojtësit argjentinas erdhi në minutën e 38-të me kokë, por UEFA ka dalë me njoftim për të treguar arsyet e anulimit.

"VAR në UCL: në minutën e 38-të të ndeshjes së parë të Ajaxit kundër Real Madridit, goli me kokë nga Nicolas Tagliafico u anulua pas një rishikimi të VAR-it".

"Gjyqtari identifikoi se bashkëlojtari i Tagliaficos, Dusan Tadic, ishte në pozitë jashtë loje dhe pengoi portierin".

"Kjo ishte në përputhje me protokollin e VAR-it dhe goli u anulua saktë duke dhënë goditje të lirë për pozitë jashtë loje", thuhet në njoftimin e UEFA-s. /Telegrafi/

telegrafi sport app