LAJMI I FUNDIT:

Udhëzimi administrativ për shkarkimin e kryetarëve në veri, po konsiderohet jo efikas

Udhëzimi administrativ për shkarkimin e kryetarëve në veri, po konsiderohet jo efikas

Kanë vazhduar komentet për udhëzimi administrativ, që mundëson zgjedhjet e reja në veri.

Njohës të çështjeve kushtetuese vlerësojnë se udhëzimi administrativ, i tejkalon dispozitat ligjore dhe nuk mund të sjellë rezultate pozitive.


Ndërkohë, partia në opozitë, PDK, thotë, se kryetarët e kësaj partie, janë të gatshëm të bashkëpunojnë me qeverinë dhe kjo çështje të zgjidhjet me një marrëveshje politike.

Profesori Mazllum Baraliu thotë se udhëzimi administrativ që u mundëson peticionin qytetarë për largimin e kryetarëve në katër komunat veriore të Kosovës nuk mund të garantojë mbajtjen e zgjedhjeve me pjesëmarrjen e qytetarëve të komunitetit serbë. Sipas tij, rruga më e shkurtë për zgjidhjen e problemit është shkarkimi i kryetarëve në katër komunat veriore.

“Udhëzimi administrativ është njeri prej opsioneve ligjore te mundshme dhe nuk diskutim rreth asaj. Është njëra prej modaliteteve qe edhe ngërthen ne vete pasiguri për përfundim te procesit me sukses edhe është me zvarritës pra jo efikas për arsye se askush nuk mund te garantoj as qeverinë tënde dhe as institucionet tjera qe do te ketë 20% te qytetareve qe do ta nënshkruajnë këtë kërkesë. Askush nuk mund te garantoj qe pastaj do te votohet 50% i këtij 20% dhe askush nuk mund te garantoj me ketë model qe do te këtë dalje ne zgjedhje me shumice, ashtu siç është kërkuar, për të pasur kinse legjitimitet ashtu siç kane kërkuar disa elemente atje te Listës Serbe ne zgjedhjet eventualisht te mbajtura dhe ne qoftë nuk mbahen zgjedhjet pasojat mund të jenë për qeverinë dhe për Kosovën dhe institucionet e saja edhe me te renda”, tha ai për RTV21.

Edhe pse autoritetet e Kosovës kanë theksuar se nuk do t’ua kërkojnë kryetarëve të katër komunave në veri dorëheqjen, deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, thotë se dy kryetarët nga kjo parti, janë të gatshëm të arrijnë një marrëveshje me qeverinë, në të cilën përfshihet edhe dorëheqja.

“Kryetarët janë të gatshëm që të arrihet një marrëveshje me Qeverinë dhe pastaj të gjithë kryetarët të japin dorëheqje dhe të fillojë procedura. Mirëpo mendoj që procedura e shkarkimit të tyre me një peticion është një mënyrë jo e mirë dhe do ta dëmtojë Kosovën në përgjithësi, do ta dëmtojë demokracinë. Mendoj se gjatë këtij viti do të mbahen zgjedhjet, nuk e di se kur edhe pse Kosovës po i kërkohet sa më shpejt që t’i mbajë këto zgjedhje mirëpo prapë se prapë kjo është duke u zvarritur me hartimin e legjislacionit sekondar nga qeveria e vendit”, tha Qalaj.

Më 1 shtator është planifikuar përfundimi e draftit përfundimtar të udhëzimit administrativ që do t’i hapte rrugë zgjedhjeve komunale në veri, por, Ministria e Pushtetit Lokal, ka njoftuar se grupit punues i nevojitet edhe tre ditë deri në përfundim të draftit.

Në trend Lajme

Më shumë
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

Lajme
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Viti, vidhet një kasafortë me para

Viti, vidhet një kasafortë me para

Kronika e Zezë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori