LAJMI I FUNDIT:

Udhëtoi 2,500 milje për të marrë pjesë në ahengun në të cilin gabimisht ishte ftuar

Udhëtoi 2,500 milje për të marrë pjesë në ahengun në të cilin gabimisht ishte ftuar

Will Novak kishte pranuar një e-mail, ku ftohej që të marrë pjesë në ahengun e një mashkulli të quajtur Angelo që jeton në Vermont.

Novak, banor i Phoenix në Arizona, nuk e njihte askënd me emrin Angelo. Aty e kuptoi se aksidentalisht ishte ftuar për shkak të ndonjë gabimi teknik gjatë dërgimit të e-mailit. Megjithatë e pa si një mundësi të mirë për të zënë miq të ri dhe të argëtohet duke skijuar, transmeton Telegrafi

“Nuk e njoh askënd me emrin Angelo. Unë jam Will Novak që jeton në Arizona. Vermond më duket shumë larg që të udhëtojë për një aheng të organizuar, nga një person që kurrë nuk e kam takuar”, ia kishte kthyer përgjigjen  Novak personit qw i kishte bërë ftesë.


Megjithatë më vonë kishte ndërruar mendje, duke i shkruar sërish dhe duke ia bërë me dije që të llogarit në prezencën e tij. Dhe kur sërish i është kthyer përgjigja, “je i mirëseardhur”, ai menjëherë filloi ta bëjë plane për aheng.

Dhe për të mbuluar shpenzimet e tij për skijim, udhëtim dhe gjëra tjera, Novak hapi llogari GoFundMe ku kërkonte ta ndihmojnë. Në momentin që ka postuar kërkesën, i janë grumbulluar hiq më pak se 4,375 dollarë edhe pse i kishte kërkuar vetëm 750 dollarë.

Megjithatë ai bëri me dije se të gjitha paratë e mbledhura që nuk janë shfrytëzuar gjatë udhëtimit do të dhurohen për një çift bashkëshortor që shumë shpejt presin të bëhen prindër dhe që e kishin ftuar në aheng edhe pse kurrë më parë nuk i kishte takuar. Dhe pasi që përshkoi 2,500 milje dhe udhëtoi nëpër gjithë SHBA-të, nga Phoenix në Boston, ia arriti të merr pjesë në aheng.

Aty Novak kishte kaluar fundjavën duke skijuar, duke u shoqëruar me miqtë e Angelos të cilin kurrë më parë nuk e kishte parë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

Interesante
Trudeau largohet nga Parlamenti

Trudeau largohet nga Parlamenti "me gjuhën jashtë dhe një karrige në dorë" – bien në sy komentet në mediat sociale

Interesante
Thyen rekordin botëror Guiness, mposht ‘Super Mario Bros’ me një kohë rekord prej 4 minuta e 54 sekonda

Thyen rekordin botëror Guiness, mposht ‘Super Mario Bros’ me një kohë rekord prej 4 minuta e 54 sekonda

Interesante
Bllokohen 8 nga 12 tualetet, piloti i aeroplanit me 300 pasagjerë në bord kthehet në gjysmë të rrugës – udhëtonte nga Çikago në Delhi

Bllokohen 8 nga 12 tualetet, piloti i aeroplanit me 300 pasagjerë në bord kthehet në gjysmë të rrugës – udhëtonte nga Çikago në Delhi

Interesante
Disa kuriozitete mbi numrin ‘Pi’

Disa kuriozitete mbi numrin ‘Pi’

Interesante

"Rezervova pushimin e ëndrrave, por e kuptova se isha i vetmi mysafir në ishull", burri ndan eksperiencën drithëruese në rrjete sociale

Interesante
Kalo në kategori