LAJMI I FUNDIT:

Udhëheqësit politik në Maqedoni me urime për festën e Kurban Bajramit

Udhëheqësit politik në Maqedoni me urime për festën e Kurban Bajramit

Udhëheqësit politik në Maqedoninë e Veriut kanë uruar qytetarët mysliman për festën e Kurban Bajramit.

Mesazhi kryesor i tyre është që të ketë harmoni dhe respekt ndaj njëri-tjetrit. Ata gjithashtu kanë apeluar për respektim të masave për mbrojtje nga COVID-19.


Më poshtë i keni urimet e disa prej politikanëve në vend:

Talat Xhaferi:
“Kam nderin që në emrin tim personal dhe në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, t’ju uroj festën e madhe myslimane, Kurban Bajrami, me dëshirë që festa t’ju gjejë me shëndet të mirë dhe paqe shpirtërore. Kjo është festë e cila në vete e bart mesazhin e solidaritetit, afërsisë dhe bashkëndjesisë ndaj të gjithë njerëzve, të afërm apo të largët, fqinjë apo familje, të njohur apo të njohur të rastësishëm. Festë në të cilën ndahet fjala edhe mendimi i bukur, edhe begatitë e tryezës, edhe respekti dhe falja. Jemi mësuar që festën ta kalojmë të rrethuar me zhurmë të hareshme dhe përqafime të ngrohta, buzëqeshje të sinqerta. Për fat të keq, pothuajse prej fillimit të këtij viti jemi të detyruar ti ndryshojmë shprehitë tona të përditshme të funksionimit dhe gjithsesi, te festimit. Pandemia me Kovid – 19 është këtu dhe si duket do të zgjasë. Ne, dhe natyrisht gjithë bota, mësojmë mënyra të reja të jetës dhe punës. Përveç kësaj, në rast se deri tani nuk mësuam, tani mësojmë për vetëdijen dhe ndërgjegjen kolektive, për atë se sa me rëndësi është që çdo individ të mbajë llogari për veprimet e veta, që të njëjtat mos reflektojnë negativisht mbi familjet tona të afërme dhe mbi gjithë të tjerët. Ti respektojmë rekomandimet e institucioneve shëndetësore, që ti ndihmojmë vetes dhe sistemit tonë shëndetësor”.

Stevo Pendarovski:
“Mëshira dhe dashuria midis njerëzve le të jenë pjesë e jetëve tona jo vetëm për festat, por edhe gjatë gjithë vitit. Të vazhdojmë me ndershmëri dhe në thelb të ndajmë këtë me familjen tonë, miqtë tanë dhe tërë komunitetin”, theksohet në urimin e Pendarovskit. Sot kur i gjithë civilizimi njerëzor përballet me pandeminë e Kovid-19, sipas tij, “duhet të tregojmë unitet dhe harmoni dhe të bashkuar të dalim fitimtarë. Shpreh besimin se me forcën e lutjes dhe dashurisë do të tejkalojmë të gjitha sfidat me të cilat përballemi në plan personal dhe kolektiv”.

Menduh Thaçi:
“Të nderuar besimtarë të fesë islame, Kurban Bajrami është festë e solidaritetit, moralit dhe respektit, andaj uroj që të vazhdojmë t’i kultivojmë këto vlera të mirëfillta. Në emër të Partisë Demokratike Shqiptare dhe në emrin tim personal ju uroj të gjithë besimtarëve të fesë islame festën e Kurban Bajramit, duke ju dëshiruar shumë shëndet, mirëqenie dhe gëzim. Me respekt”.

Ali Ahmeti:
“Festën e sivjetme të sakrificës së Kurban Bajramit po e shënojmë në kushte të veçanta të kujdesit për shëndetin publik, andaj dhe ju lus shumë që t’i përmbahemi rekomandimeve të autoriteteve shëndetësore dhe fetare. Uroj që festa t’ju gjejë në shëndet të mirë të gjithë juve dhe familjeve tuaja si dhe t’ju sjellë mbarësi e gëzime për juve, për kombin dhe për vendin. Të lutemi bashkërisht për shëndetin e të gjithë të prekurve dhe për tejkalimin sa më të shpejtë e më të lehtë së kësaj gjendje të vështirë që po na e ndryshon mënyrën e jetesës. Gëzime e mbarësi të keni përgjithmonë miq, shumë urime dhe të fala të gjithëve”.

Bilall Kasami:
“Në këtë ditë dëshmohet sakrifica, solidariteti ndaj skamnorëve dhe ndaj njëri tjetrit. Në këto kushte të pandemisë, duhet të jemi vigjilent, t’i respektojmë rekomandimet e institucionëve shëndetësore, mbajtjen e maskave si dhe ruajtjen e distancës sociale. Lusim Zotin t’i shpërblejë të gjithë ata që në ditë feste kujtojnë skamnorët dhe ndajnë me ta kafshatën e tyre. Kjo festë le të shërbejë si mesazh i paqes, lirisë dhe i unitetit për të gjithë muslimanët anë e mbanë botës. Urime Kurban Bajramin, mbizotroftë paqja dhe toleranca në familjet tuaja”.

Ziadin Sela:
“Festa e Kurban Bajramit le të shërbejë si mesazh i paqes, lirisë dhe përpjekjes së përbashkët në realizimin e synimeve tona! Situata që kemi në vend me pandeminë COVID -19, na obligon edhe gjatë këtyre ditëve festive, t’u përmbahemi protokolleve shëndetësore”.

Zoran Zaev:
“Të nderuar qytetarë, pjesëtarë të bashkësisë fetare islame ua uroj festën e Kurban Bajramit, me dëshirat më të mira që këtë festë ta kaloni në disponim të mirë me më të afërmit e juaj dhe gjithsesi me respektimin e masave për mbrojtje nga koronavirusi. Kjo festë, është festë përmes së cilës përhapet mirësia dhe është përkujtim se pikërisht solidariteti, barazia dhe ndihmesa e ndërsjellë dhe respektimi janë vlerat rreth së cilave të gjithë duhet të jemi të bashkuar. Vetëm në këtë mënyrë, nëse vërtetë e ndihmojmë dhe respektojmë njëri-tjetrin, nëse jemi solidarë me njëri-tjetrin do t’ia dalim ta ndërtojmë një shoqëri të barabartë dhe të drejtë të individëve të respektuar dhe të kënaqur. Vlerat dhe fryma që kjo festë na e sjellë me vete le të na udhëheqin në rrugën e një të ardhme më të mirë dhe më të ndritur për të gjithë”.

Hristijan Mickoski:
Më lejoni në emrin tim personal dhe në emër të anëtarëve të OBRM-PDUKM-së të gjithë pjesëtarëve të besimit islam ua uroi festën e madhe fetare Kurban Bajrami. Sinqerisht nga zemra ju uroj shumë shëndet, fat dhe suksese dhe këtë festë uroj ta kaloni në paqe, dashuri dhe gëzim me më të afërmit. Kjo festë është një ndër festat më të mëdha në islam e cila gjithmonë na përkujton në humanizmin dhe solidaritetin si vlera themelore të njeriut. Dashuria midis njerëzve dhe mirëkuptimi bazohen në mirëqenien e përgjithshme të një shoqërie. Maqedonia ka qenë dhe do të jetë vend në të cilin fryma e traditës, por edhe respektimi i ndërsjellë kanë qenë ura të cilat i kanë lidhur njerëzit e besimeve dhe etnive të ndryshme”.

Në trend Lajme

Më shumë
Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”

Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”

Lajme
Qeveria s’heq dorë nga operacionet në veri, opozita i kërkon koordinim me aleatët

Qeveria s’heq dorë nga operacionet në veri, opozita i kërkon koordinim me aleatët

Lajme
Gërvalla: Nuk e zbatojmë variantin e BE-së për Asociacionin nëse Beogradi nuk zbaton marrëveshjen e Brukselit

Gërvalla: Nuk e zbatojmë variantin e BE-së për Asociacionin nëse Beogradi nuk zbaton marrëveshjen e Brukselit

Lajme
Serbia amniston kriminelët për vrasjet e kryera në Kosovë

Serbia amniston kriminelët për vrasjet e kryera në Kosovë

Lajme
Ulutash paralajmëron Kurtin: Të shmangen veprimet e njëanshme në veri

Ulutash paralajmëron Kurtin: Të shmangen veprimet e njëanshme në veri

Siguri
Ish-presidenti katalunas kritikon kryeministrin spanjoll: Njohu Palestinën, por jo edhe shtetin evropian të Kosovës

Ish-presidenti katalunas kritikon kryeministrin spanjoll: Njohu Palestinën, por jo edhe shtetin evropian të Kosovës

Politikë
Kalo në kategori