LAJMI I FUNDIT:

Udhëheqësit botërorë mbështesin planin e OBSH-së për të luftuar COVID-19, SHBA qëndron larg

Udhëheqësit botërorë mbështesin planin e OBSH-së për të luftuar COVID-19, SHBA qëndron larg

Drejtuesit e botës u bashkuan me Organizatën Botërore të Shëndetit (OBSH) të premten në nisjen e një nisme për të përshpejtuar punën në zhvillimin e ilaçeve, testeve dhe vaksinave të COVID-19 dhe për të përmirësuar shpërndarjen e tyre në të gjithë botën, sipas agjencive botërore.

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ishin ndër drejtuesit që morën pjesë në video-konferencë që prezantuan planin, ndërsa nuk kishte asnjë përfaqësues të SHBA-së, raporton Reuters.

Qëllimi i iniciativës është të sigurojë që këto mjete mjekësore të zhvilluara rishtazi të jenë në dispozicion në të gjithë botën, jo vetëm në vendet e pasura, transmeton Telegrafi.

“Kjo është një e mirë e shëndetit publik për të gjithë njerëzimin”, tha kancelaria gjermane Angela Merkel në një takim virtual.

Macron shprehu shpresë se SHBA dhe Kina do të kapërcejnë dallimet në mbështetje të nismës.

“Nuk duhet të ketë ndarje midis vendeve”, tha ai.

“Bota ka nevojë për këto mjete dhe ka nevojë shpejt”, tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Ne përballemi me një kërcënim të përbashkët që mund të kapërcehet vetëm nga një qasje e përbashkët”.

OBSH njoftoi konferencën me video, të enjten vonë, duke vënë në dukje se një “nismë bashkëpunuese historike” do të fillohej të premten për të përshpejtuar zhvillimin e ilaçeve të sigurta, efektive, testeve dhe vaksinave për të parandaluar, diagnostikuar dhe trajtuar COVID-19, një sëmundje e frymëmarrjes e shkaktuar nga coronavirusi i ri.

SHBA nuk do të marrin pjesë

Një zëdhënës i misionit amerikan në Gjenevë i tha Reuters para takimit se SHBA nuk do të merrte pjesë.

“SHBA nuk do të marrin pjesë zyrtarisht”, tha ai në një e-mail, duke shtuar se do t’a monitorojë këtë ngjarje.

Presidenti amerikan Donald Trump kritikoi OBSH-në, se ishte e ngadaltë për t’iu përgjigjur shpërthimit dhe ishte në favor të Kinës dhe vendosi të pezullojë fondet për agjencinë e KB-së. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Amerika
Mercenarët rus të Wagner po vrasin civilët në Mali

Mercenarët rus të Wagner po vrasin civilët në Mali

Afrika
I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

Evropa
Publikohen pamjet tronditëse teksa hajduti sulmon me thikë një person në mes të ditës në Londër

Publikohen pamjet tronditëse teksa hajduti sulmon me thikë një person në mes të ditës në Londër

Evropa
Mbështetësit e PKK-së kurde sulmojnë punonjësit e aeroportit në Paris – tentuan të parandalojnë ekstradimin e anëtarit të PKK-së në Turqi

Mbështetësit e PKK-së kurde sulmojnë punonjësit e aeroportit në Paris – tentuan të parandalojnë ekstradimin e anëtarit të PKK-së në Turqi

Evropa
Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Evropa
Kalo në kategori