LAJMI I FUNDIT:

Udhëheqësi i grupit që sulmoi Shri Lankën u vra në sulm

Udhëheqësi i grupit që sulmoi Shri Lankën u vra në sulm

Udhëheqësi i dyshuar i grupit që sulmoi disa caqe më 21 prill në Shri Lankë u vra në sulme, tha presidenti i këtij vendi, Maithripala Sirisena.

Sirisena tha se Zahran Hashim, predikues radikal, vdiq në sulmin në hotelin Shangri-La në kryeqytetin Kolombo.


Së paku 250 njerëz u vranë nga sulmet në disa kisha dhe hotele të Shri Lankës.

Presidenti tha se Hashim ka udhëhequr sulmin në një hotel të njohur për turistët, së bashku me një bombardues tjetër, të identifikuar vetëm si Ilham.

Sirisena tha se shërbimet e inteligjencës në Shri Lankë besojnë se rreth 130 njerëz të dyshuar për lidhje me grupin militant Shteti Islamik ndodhen në vend dhe se policia është në kërkim të 70 prej tyre, që janë në arrati.

Autoritetet në Shri Lankë fajësuan grupin islamist lokal National Tawheed Jamath për sulmet, përcjell rel.

Ato janë kryer nga së paku nëntë sulmues vetëvrasës – në mesin e tyre një grua.

Është thënë se shumica e sulmuesve ishin të shkolluar dhe vinin nga familje të shkallës së mesme.

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Amerika
Kalo në kategori