LAJMI I FUNDIT:

“UÇK” e shkruar mbi asfalt në mes të rrugës në Gjermani (Foto)

“UÇK” e shkruar mbi asfalt në mes të rrugës në Gjermani (Foto)

“UÇK” është shkruar me shkronja të mëdha me bitum mbi asfaltin në një rrugë në Bad Tölz të landit gjerman të Bavarisë.

Dhe kjo ka shërbyer si motiv për një artikull të publikuar në gazetën Merkur, në të cilën gazetari ngre shqetësimin nëse ky mbishkrim duhet trajtuar si mesazh politik i dënueshëm apo vetëm si një kundërvajtje.


Mund të mos jetë ashtu, por duket sikur punëtorit të rrugës i ka tepruar pak bitum dhe me të ka shkruar mbishkrimin në fjalë, thuhet në artikull.

Në fakt aty ka qenë duke u bërë mbyllja e gropave që janë shkaktuar me prishjen e asfaltit por “dikush e ka shfrytëzuar rastin për të përhapur një mesazh politik”, transmeton albinfo.ch. Në mes të pistës ku kalojnë automobilat, shpërthen në rreth një metër gjerësi mbishkrimi “UÇK”.

Në kërkim të përgjigjes nëse një veprim i tillë është i dënueshëm si akt politik ose jo, gazeta citon zëvendësshefin e policisë së qytetit, i cili thotë se gjëra si kjo janë normale në qytete të mëdha, qofshin grafitë në mure ose në rrugë sikur në rastin më të ri.

“Këtu bëhet fjalë hë për hë për shkaktim dëmi material”, pra jo për vepër penale të natyrës politike, siç do të ishte në rast se do të vizatohej ndonjë kryq nazist ose ngjashëm, përcjell albinfo.ch. Për shenjat naziste parashihet dënim me deri në tri vite burg ose me gjobë.

Në trend Fun

Më shumë
Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Interesante
Fakte interesante për Australinë (Foto)

Fakte interesante për Australinë (Foto)

Interesante
A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

Interesante
Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Fun
Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një

Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një "oazë të bukur” me lule

Interesante
TikTokerja nxit debat të ashpër, thotë pizhamet e njëjta i ka veshur për disa net

TikTokerja nxit debat të ashpër, thotë pizhamet e njëjta i ka veshur për disa net

Interesante
Kalo në kategori