Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, zyrtarisht ka bërë hapjen e aplikimeve për pjesëmarrje aktive në festivalin më të madh ndërkombëtar të dijes në Ballkanin Perëndimor, “Global UBT Fest 2022”, të organizuar nga UBT, duke zhvilluar aktivitete të ndryshme nga 1 deri me 30 korrik, me qëllim të angazhimit të studentëve, profesorëve dhe ekspertëve të fushave të ndryshme për të promovuar ide dhe njohuri inovative.
Përmes një konference për media, rektori Hajrizi tregoi rreth ngjarjeve, të cilat do të karakterizojnë edicionin e sivjetmë të këtij festivali, duke i vënë theks të veçantë pjesëmarrjes së mbi 500 folësve nga pjesa akademike.
“Festivali “Global UBT Fest”, tashmë traditë e organizimit nga UBT, mund të themi se është festivali më i madh i dijes në Ballkanin Perëndimor, me tendencë të bëhet edhe në Evropë. Në akademitë që do të organizohen në këtë festival, do të marrin pjesë më shumë se 500 folës të pjesës akademike, duke i dhënë konfirmimin e një festivali global, i cili për qëllim ka përhapjen e dijes në fusha të ndryshme dhe kontribuimin e secilit prej nesh nëpërmjet mendimeve dhe ideve kreative”, ka thënë rektori Hajrizi.
Rektori Hajrizi, ka theksuar se festivali ndërkombëtar i dijes “Global UBT Fest 2022”, do të mbledhë profesionistë dhe ekspertë nga fusha të ndryshme në mbi 100 aktivitete, duke synuar që këtë vit të sjell në UBT mbi 10 mijë pjesëmarrës, në një prej ngjarjeve globale që ka të përfshirë edhe diasporën.
“Global UBT Fest”, është një festival i cili iu mundëson studentëve që përtej studimeve, të bëhen pjesë e disa aktiviteteve sikurse samite, ligjërata tematike, punëtori, vizita studimore, të cilat synojnë përmirësimin dhe përforcimin e njohurive të tyre rreth fushave të caktuara, duke i bërë më të profesionalizuar.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Drejtori i Doganës së Kosovës në takim me drejtorët e përgjithshëm të doganave të Evropës
Osmani: Programi Kompakt, simbol i mbështetjes së SHBA-së për Kosovën
Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike
Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, Rukiqi i LDK-së: Duhet të shqetësohemi për kategorinë BB-
Elon Musk është 36 miliardë dollarë më i pasur që nga kthimi nga udhëtimi i tij në Kinë
Rotary Club Prishtina Garden, klubi më i ri i Rotary në Kosovë
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër
Mësohet arsyeja pse Liverpooli vendosi kundër emërimit të Ruben Amorim si trajner të ri