LAJMI I FUNDIT:

Uber do të testojë shpërndarjen e ushqimit me robotë

Uber do të testojë shpërndarjen e ushqimit me robotë

Uber është kompania më e fundit që po provon të shpërndajë ushqim në shtëpitë e njerëzve – me robotë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kompania, e cila ka pretenduar prej kohësh se automatizimi është çelësi për përfitimin e saj në të ardhmen, po lanson dy programe testimi, duke përfshirë robotë me katër rrota që ecin në trotuare për udhëtime të shkurtra, si dhe makina vetë-drejtuese për distanca më të gjata.


Klientëve të Uber Eats do t’u jepet mundësia që ushqimet e tyre t’i pranojnë nga një prej robotëve, në vend të një shpërndarjeje tradicionale njerëzore.

Klientët do të marrin udhëzime në aplikacionin Uber se si të marrin ushqimin e tyre nga brenda robotit.

Sidoqoftë, fillimisht dërgesat e robotëve të Uber do të përbëjnë “një numër shumë, shumë të vogël të dërgesave”. /Telegrafi/