LAJMI I FUNDIT:

Uber ka humbur 800 milionë dollarë për tre muaj

Uber ka humbur 800 milionë dollarë për tre muaj

Uber pritet të publikojë humbje prej 800 milionë dollarëve në tremujorin e tretë të vitit 2016, pavarësisht nga rritja e vazhdueshme në shitje.

Marrëveshja me kompaninë kineze Didi Chuxing Co, taksat dhe shpenzimet e saj në promovime mund të jenë faktorët që kontribuan në humbje, pavarësisht nga një rritje prej 1.7 miliardë dollarëve që shërbimi i famshëm kishte në shitje në tremujorin e tretë, nga 1.1 miliard dollarë sa kishte në tremujorin e kaluar.


Ndërsa milionat në humbje mund të duken keq në sipërfaqe për Uber, aplikacionin që është vlerësuar të jetë në rreth 68 miliardë dollarë – këto humbje janë në rritje më ngadalë sesa më parë.